Siri: Mbi 570 të vrarë nga Bombat me Fuçi

0
239

(u84u)bombe boca

Bombat si fuçi janë duke u përdorura përsëri në Halep-Aleppo nga forcat qeveritare. Vetëm gjatë 9 ditëve të fundit nga sulmet me bomba me fuçi jane vrarë mbi 570 civil. Bombat me Fuçi janë të mbushura një kombinim benzin dhe eksploziv në sasi prej 250-300kg të cilat u hudhën nga helikopterët e regjimit mbi ndërtesat në qytetin e Halepit – Alepos. Nga një sulm i tille pothuajse cdo dite vriten 60-70 civil.

Helikopterët e forcave të Asadit sulmuar zonat e cliruara tha Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), një grup me bazë në Londër.

SNHR tha se kishte dokumentuar të gjitha sulmet nga 15 dhjetori ku nga 570 të vrare 61 janë gra dhe 132 fëmijë.

Më shumë se 136 bomba fuçi janë përdorur në këto sulme, tha SNHR.

Ministria e Jashtme turke dënoi ashpër sulmet ajrore të regjimit sirian ndaj qytetarëve të Halepit dhe i përshkroi sulmet si “çnjerëzore”, duke thënë se civilët e pafajshëm u vranë në banesa banimi.

“Këto sulme tregojnë brutalitetin e papërshkruar të regjimit sirian,” tha ministria.

Asad ka përdorur edhe një shumëllojshmëri të municioneve tmerruese ruse pa dallim duke vrarë e shkatërruar nën sy të botës për 3 vite radhazi civil, gra pleq e fëmijë. Bota po tregohet indiferente karshi kësaj masakre ku regjimi sirian vrau mbi 130.000 qytetar të pafajshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here