SIRI – 34 TË VDEKUR NGA DISA ATENTATE ME AUTOBOMBA NË DAMASK

0
238

Siria e nisi ditën e sotme me shpërthime.

34 vetë kanë mbetur të vdekur në 4 shpërthime të njëpasnjëshme që kanë ndodhur sot në kryeqytetin Damask.

Atentatet ndodhën në lagjen Xhermana të kryeqytetit.

Dy nga sulmet u realizuan me autobomba, kurse dy të tjerët me bomba të vendosura në anë të rrugës.

Në sulmet në fjalë janë plagosur rreth 100 persona.

Shpërthimet kanë shkaktuar dëme materiale në godinat përreth.

Ndërkaq vazhdojnë përleshjet ndërmjet ushtrisë siriane dhe opozitarëve.

Pretendohet se Ushtria për Sirinë e Lirë ka rrëzuar një avion luftarak të ushtrisë së regjimit.

Siç bëjnë të ditur opozitarët, avioni luftarak është rrëzuar në vendin ndërmjet qytezës Atma, ndodhet 7-8 km larg kufirit me Turqinë, dhe pikës së kalimit kufitar Baba-El Hava.

Në sulmet e djeshme të njësive ushtarake të varura nga Beshar Esadi kundër opozitarëve humbën jetën 107 persona.

Kurse Ushtria për Sirinë e Lirë sulmoi dje një repart ushtarak në lagjen Yelda të Damaskut. Pas luftimeve të ashpra baza ushtarake ra në duart e opozitarëve.

Luftimet vazhdojnë edhe Halep. Ushtria për Sirinë e Lirë rrëzuan një helikopter ushtarak të forcave të Esadit.

Mësohet se helikopteri ka rënë afër aeroportit ushtarak Nijrab.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here