LAVROV: PRANVERA ARABE NUK KA PËRFUNDUAR

0
254

Lavrov mori pjesë në ceremoninë përuruese organizuar me rastin e përfundimit të punimeve restauruese të godinës së Bashkësisë së Palestinezëve Ortodoks, krijuar gjatë periudhës cariste.

Në fjalën që mbajti në këtë ceremoni, Lavrov tha se procesi i emërtuar si “Pranvera Arabe” nuk ka përfunduar ende. “Në disa rajone është shpallur sikur kanë fituar revolucionet. Por zhvillimet në praktikë, në terren tregojnë që nuk janë zgjidhur ende të gjitha problemet. Në vendet e rajonit duhet të kërkohen rrugët e pajtimit kombëtar”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse.

Gjithashtu Lavrov shtoi se do të bëjnë maksimumin e mundshëm për të penguar krijimin në rajon të shteteve nën influencën e grupeve radikale dhe të shteteve ku do të kemi përjashtim të ndonjë grupi nga drejtim i vendit.

Sergej Lavrov rikujtoi të gjitha vizitat e Patrikut Rus, Kirill, në Siri, Izrael, Paletinë dhe Jordani. “Para së gjithash jemi të shqetësuar për të ardhmen e të krishterëve”, nënvizoi Lavrov.

Kurse Patriku Kirill nga ana e tij tha se janë të gatshëm për të ndihmuar kristianët e pastrehë dhe që kanë nevojë për ndihma humanitare, duke shtuar se Rusia duhet të mbrojë vlerat e krishtera tradicionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here