Si të rrisim epshin seksual te mashkulli ?

0
302

Epshi seksual në jetën e mashkullit në përgjithësi fillon rreth pubertetit. Kjo është koha kur hormonet kanë nivel të lartë dhe kur eksperimentimi seksual ka filluar. Në një skenar perfekt, ky epsh seksual do mbetet i lartë për disa vite në vazhdim.

Por me kalimin e kohës dhe mosha fillon e rritet, epshi shpesh pëson ulje. Kur ndodhë kjo gjë, mundë të jetë një gjë e rëndë për tu pëerballuar dhe mundë të shkaktoj probleme me vet-vlerësimin dhe vet-besimin. Por, janë disa mënyra me të cilat kjo mundë të rikthehet duke ndjekur disa hapa kyq.male-female-fingerprints_shutterstock_300

Hapi 1
Ndërtoje formën e trupit tënd. Sipas ”Martika Heaner for MSN Health and Fitness” : vet-besimi psikologjik që ti e fiton duke qenë fizikishtë në formë, duke arritur qëllimet e rënies në peshë apo thjeshtë duke humbur peshë fuqizon vet-vlerësimin dhe ndihmon që ju të ndjeheni më seksi. Bëni disa ushtrimë për rënie në peshë dhe trajnime kardiovaskulare 5 ditë apo më shumë në javë nga 30 minuta.

Hapi 2
Shto Zinkun në dietën tënde. Testosteroni është hormoni seksual mashkullor. Nëse është i ulët ky hormon, i ulët do jetë edhe epshi seksual. Mënyra për ta rritur atë është duke ngrënë ushqime që kanë shumë Zink. Disa nga këto ushqime janë spanaku, kikirikat, kakao dhe cokolata, fasulet, kerpudhatmollusket e detit, bananet, artichokat, manaferrat ,avokadot etj.

Hapi 3
Kanalizoje anksiozitetin. Stresi i përsëritur dhe anksioziteti mundë të shkaktojnë epsh të ulët seksual dhe të shpiejnë edhe deri te impotenca. Merr pak kohë për tu angazhuar në aktivitete relaksimi si : falja e namazit, frymëmarrja medituese, masazhë për uljen e niveleve të stresit, tai-chi etj.

Hapi 4
Shiko se cfarë substanca po konsumon. Largohu nga përdorimi i ilaqeve ilegale si heroina apo marihuana të cilat jo vetëm që janë të këqija për trupin tënd, por ato janë gjithashtu të këqija për epshin tuaj seksual kështu që ato duhet të anashkalohen. Gjithashtu, nëse ju përdorni barna të përshkruar të cilët ju japin epsh seksual të ulët, kërkoni mjekut tu gjej një alternativë.

Hapi 5
Rrite nivelin e përdorimit të Argininës. Arginina është një nga 20 aminoacidet dhe mundë të ndihmoj në rritjen e epshit seksual dhe sasinë e gjakut në regjionin gjenital. Disa ushqime që kanë Argininë janë : tuna, salmoni, soja, kikirikat, arrat, Arrat Braziliane, bajamet dhe farat e kungullit.

 Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here