Shtatë cilësitë e Islamofobëve: nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu

0
273

                                                                                                                                                          4b16672c86396b5897d2fcc379abdd4e

Ajo që sot po shihet qartë, çdo ditë e më tepër po qartësohet, është blloku islamofob që ka marrë një detyrë për ta akuzuar, sulmuar dhe luftuar çdo gjë Islame. Ajo që kundërmon edhe më tepër është kur shpifarakët këtë e bënë duke u thirr në emër të drejtave dhe lirive. Pra, kjo e qartë, nëpër mjet kësaj thirrje, po nëpërkëmben liritë, të drejtat e besimtarëve myslimanë.
Ditët e kaluara ishin edhe një dëshmi shtesë, kur islamofobët në grupime të ndryshme politike dhe partiake u bënë bllok kundër Islamit dhe myslimanëve. Një ashtu është interesante të theksohet edhe një gjë mbi komunitetin islamofob, kur dikush që ndoshta nuk ka haber me Islamin, por ja që ka një qasje pozitive dhe deklarohet pro disa të drejtave elementare. Menjëherë pasojnë etiketimet. Mos të habitemi, këta kështu sillen edhe në rrethin e vet me të vetit. E mos të flasim me myslimanët.

Të nderuar!
Duke lexuar mbi siren (jetëshkrimin) e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem, në fillet e thirrjes Islame, shohim shqetësimet e idhujtarëve mekasë, paktet dhe marrëveshjet që i bënë kundër thirrësit dhe thirrjes Islame. Me një fjalë nuk kursyen asgjë dhe çka u erdhi në “kuti” e bënë. Vërtetë vuajtjet e Muhamedit salAllahu aljhi ve selem dhe të myslimanëve ishin të mëdha. Vërtetë, kjo të bënë që të kujtosh shumë gjëra, dhe të tërheqësh një paralel me kohën që po jetojmë, pra me islamofobët a ati zemani dhe zemanit tonë.
Një prej figurave islamofobe të asaj kohe ishte edhe Velid bin Mugire. Ishte i pasur, me autoritet, i shitej fjala në Meke, me një fjalë ishte një “bos” i idhujtarëve mekas. Ky jepte konstruksione se si të pengohet thirrja Islame, menjë fjalë udhëhiqte bllokun antiislam.
Allahu i Lartësuar zbriti disa ajete për këtë “bos” si në suren Mudethirr dhe në suren Kalem, duke e demaskuar dhe çmontuar çdo gjë për të. Mendoj që janë tejet me rëndësi ti kujtojmë këto ajete të sures Kalem:

وَلا تُطِعْ كُلَّ حَلاَّفٍ مَهِينٍ (10) هَمَّازٍ مَشَّاءٍ بِنَمِيمٍ (11) مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ (12) عُتُلٍّ بَعْدَ ذَلِكَ زَنِيمٍ (13)
“Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar, shpifaraku, që përhap thashetheme, penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi, të ashpri që, veç kësaj, është edhe kopil,” (Kalem, 10-14)
Këto ajete përshkruajnë karakterin e këtij “bosi”, ai ishte:

1. beter i përçmuar;
2. shpifarak;
3. përhapës i thashethemeve;
4. pengues i veprave të mira;
5. shkelës;
6. keqbërës;
7. i ashpër; dhe
8. kopil.
Velidi kur i dëgjoi fjalët e Allahut u shpreh kështu:
7 (shtatë) cilësi që po i thotë Muhamedi, i kam ndërsa e teta nuk qëndron, ajo e fundit: kopili!
Shkoi në shtëpi dhe ju kërcënua nënës duke i thënë me trego për realitetin: ajo i tregoi se baba i tij biologjik është filan çobani, e jo ky që e dinte.

Të nderuar!
Islamofobët e këtij zemani sigurisht që deri te numri shtatë mbërrin për dallim prej Velidit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here