Es Sad’hani tha: “ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ishte nga njerëzit më të etur që sigurohej që adhurimi i tij të jetë në pajtim me sunetin, në formë, kohë dhe sasi. Ai ishte i etur ta praktikonte sunetin në atë që hante, pinte, vishte dhe në çështjet me njerëzit.
Ata që uleshin me të, e vizitonin, apo ishin të pranishëm në ligjëratat e tij apo tubimet përplot me njerëz janë dëshmitarë për këtë. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, pat thënë: Ajo që di për shejhun gjatë kohës që e kam takuar, dhe ato (takime) ishin të pakta, është se ai ishte tepër i etur të vepronte në bazë të Sunetit dhe i luftonte risitë, qofshin ato që kishin të bënin me çështjet e Akidës apo veprave.
Ai falte shumë namaz nafile dhe agjëronte shumë.
Ai prekej dhe qante lehtë, sidomos kur dëgjonte ose e lexonte Kuranin, ose kur dëgjonte thëniet e profetit të cilat përmbanin premtim ose kërcënim, apo kur dëgjonte për vdekjen e ndonjë dijetari të hadithit dhe Sunetit, apo kur për ndonjë ëndërr të mirë që ndokush shihte për të dhe ia përmendnin atij, apo kur lavdërohej apo i bëheshin komplimente.
Ai, Allahu e mëshiroftë, ishte i etur të agjëronte të hënave dhe të enjteve gjatë verës dhe dimrit, me përjashtim kur udhëtonte ose ishte i sëmurë.
Kur hynte të premteve (xhuma) në xhami, i falte dy rekate namaz, pastaj vazhdonte të falte namaz derisa imami hipte në minber.
Ai do ta kryente haxhin dhe umren çdo vit nëse kishte mundësi, dhe nganjëherë e kryente umren dy herë brenda një viti.
Ai e kreu haxhin më shumë se tridhjetë herë.
Më është thënë se pranë xhamisë së profetit jetonte një adhurues i cili njihej për drejtësi, maturi dhe se ishte njeri i Sunetit e që shpesh u ipte këshilla njerëzve.
Një herë disa njerëz po flisnin shumë në xhamin e profetit, salallahu alejhi we selem, kështu që ai i këshilloi ata që të përfitonin nga rasti e të lexonin Kuran ose ta përkujtonin Allahun.
Njerëzit e panë se këshilla e tij ishte e sinqertë dhe e këndshme prandaj ai vazhdoi tu fliste atyre. Ata që ishin përreth i dëgjonin fjalët e tij të këndshme saqë numri i njerëzve rreth tij shtohej sepse ai fliste në një mënyrë që shfaqte besueshmëri në qëllimin e tij.
Pastaj derisa ai po fliste papritmas heshti dhe vështroi njërin nga të pranishmit në tubim dhe filloi ti kërkonte falje duke i thënë se nuk e dinte që ai ishte i pranishëm.
Por ky njeri i cili ishte prekur nga këshilla e këtij burri nuk tha asgjë vetëm i kërkoi që ai të vazhdonte dhe të jepte këshillën dhe përkujtimin e tij-por burri u ul.
Ky person që i kërkoi atij të vazhdonte me këshillën ishte shejh Albani, Allahu e mëshiroftë dhe kjo ngjau gjatë kohës kur ai ishte mësues në Universitetin Islamik të Medinës.
Al-Imaam al-Albaani, Duroos, wa Mawaaqif, wa Ibar, of Abdul-Aziz ibn Muhammad Abdullaah as-Sadhaan, pp. 88-89.
E huazuar.
P.S. Shejh Albani nuk e pelqente fotografine (nje gje te tille e kam edhe une I.S. prandaj edhe e kam nje lutje nga vellezerit qe te mos kerkojne nga une te fotografohem me ta) por, kete foto e publikova me qellim, pasi qe per here te pare e hasa kete foto te shejh Albanit dhe per ata qe nuk e kane njohur kete burre te madhe i cili me te drejte u cilesua nga dijetaret si Dijetar i shekullit,Allahu e paste meshiruar dhe na takofte me te ne Dite te Gjykimit !