Shejtani futet në zemra në gjashtë mënyra –

Shejtani futet në zemra në gjashtë mënyra –

Janë gjashtë rrugë apo mënyra për t’u futur Iblisi (shejtani) në zemrën tënde e cila duhet të jetë e lidhur vetëm me Allahun.Je i obliguar që t’i dish këto mënyra për të pasur kujdes dhe për t’u ruajtur e për të parë veten se ku ka arritur Iblisi tek ti, e nëse e gjen veten në grada të larta,dije pra se atëherë je armiku më i madh i Iblisit … Allahu ju ruajt .

Rruga (mënyra) e parë:
Të thotë bën kufër,e nëse bën,atëherë rehatohet dhe nuk brengoset më për ty .

Rruga e dytë:
Nëse largohesh nga kjo mënyrë dhe je mbrojtur nga ajo (mënyra e parë) vjen tek ti dhe ta zbukuron bidatin (risinë) për ndonjë vepër apo fjalë dhe mendon se je në hak e harron se çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.

Rruga e tretë:
Nëse je mbrojtur nga e para dhe e dyta,atëherë kalon në të tretën dhe ajo është mëkati i madh,derisa të bëje që të veprosh mëkat prej mëkateve të mëdha,por me pendim dhe istigfar e falë Allahu siç kanë thënë dijetarët : Nuk ka mëkat të vogël me vazhdueshmëri në të – dhe nuk ka mëkat të madh me (kur bëhet) istigfar .

Rruga e katërt:

E nëse je mbrojtur nga rrugët apo mënyrat e kaluara,të vjen me mëkat të vogël që është me ty ky mëkat gjithnjë,derisa të të mungojnë të mirat tua dhe të të ndalë për ngritjen tënde në xhenet me të sinqertit dhe shehidat. Por inshaAllah me pendim të falen këto mëkate të mëdha

Rruga e pestë:
E nëse pendohesh nga të gjitha këto,ti pra konsiderohesh tash në gradët e larta te Iblisi,atëherë të vjen me rrugën e pestë dhe të angazhon me gjëra që janë me vlerë më pak nga ato më të lartat, dhe të bën të angazhohesh në largimin e pengesës nga rrugët edhe pse kjo është pjesë e imanit por nuk është më e vlershmja dhe kështu me radhë …

Rruga e gjashtë:
E nëse je i mbrojtur nga të gjitha këto, atëherë përdor mënyrën më të vështirë dhe më të rëndë .Mënyrë e cila nuk kanë shpëtuar nga ajo as Pejgamberët (Alejhimu selam), e ajo është mashtrimi i familjarëve dhe farefisit që janë rreth teje prej njerëzve,për të të ofenduar apo nënçmuar apo për të të penguar ty …

A e gjete pra gradën tënde te Shejtani i mallkuar ?!!!!