Sakrifica e një nëne gjatë tërmetit në Kinë! (Ngjarje e vërtetë)

0
178

Pasi që tërmeti pushoj, ekipet e shpëtimit arritën. Me t’u afruar tek rrënojat e shtëpisë së një gruaje të re, aty panë trupin e saj të vdekur përmes disa plasaritjeve të rrënojave. Pozita e saj ishte disi e çuditshme pasi ajo ishte gjunjëzuar pothuajse sikur një person i cili kryen ritet fetare. Trupi i saj ishte përkulur ndërsa duart i kishte të mbështetura në një objekt. Rrënojat e shtëpisë së shembur kishin rënë mbi shpinën dhe kokën e saj. Me shumë vështirësi, udhëheqësi i ekipit shpëtues e futi dorën e tij përmes një plasaritje të ngushtë për të arritur trupin e gruas. Ai po shpresonte se gruaja mund të jetë ende gjallë. Megjithatë, trupi i ftohtë i saj, sinjalizonte se ajo me siguri kishte vdekur.
Ai dhe pjesa tjetër e ekipit, u larguan nga kjo shtëpi dhe vazhduan kërkimet në ndërtesën tjetër e cila ishte shembur gjithashtu. Për disa arsye, udhëheqësi i ekipit ishte shtyrë nga një forcë e brendshme që të ktheht përsëri tek rrënoja e shtëpisë së gruas së vdekur. Ai edhe një herë u ul në gjunjë dhe e futi dorën nëpër plasaritjet e ngushta për të kontrolluar hapësirën e vogël nën trupin e gruas së vdekur. Papritmas, ai bërtiti: “Një fëmijë! Ndodhet një fëmijë!”
I gjithë ekipi vrapuan dhe me kujdes arritën t’i largonin grumbujt e rrënojave rreth gruas së vdekur. Nën trupin e së ëmës, ndodhej një fëmijë i vogël tre muajsh, i cili ishte i mbështjellur nga një batanije. Shihej qartë se gruaja kishte bërë sakrificën e fundit për të shpëtuar të birin e saj. Derisa shtëpia e saj po rrënohej, ajo e përdori trupin e saj si një mbulesë për të mbrojtur të birin e saj. Djaloshi i vogël ishte ende duke fjetur në mënyrë të qetë, kur udhëheqësi i ekipit e nxjerri nga aty.
Menjërherë erdhi mjeku që ta kontrollonte djaloshin e vogël. Pasi e hapi batanijen, gjeti një celular brenda saj. Mu në ekran të celularit ndodhej një mesazh. Aty thuhej: “Nëse arrinë të mbijetosh, dije se të dua.” Pastaj celulari po kalonte nga një dorë tek tjetra. Çdonjëri që e lexonte atë qante. “Nëse arrinë të mbijetosh, dije se të dua.”
E tillë është dashuria e nënës për fëmijën e saj!

Përktheu dhe përshtati: Osman S. Osmani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here