Rrika shëron infeksionin e sinuseve

0
206

Qysh me erën e parë të fortë dhe të ftohtë kthehen të gjitha mundimet e të gjithë atyre që vuajnë nga infeksionet e shpeshta të sinuseve.

Dhembjet e kokës janë përcjellës i pandarë i sinusitit,  dhembje këto që shpeshherë në largimin e tyre nuk ndihmojnë as ilaçet më të forta.raw-horseradish-plant-r jpg

Për këtë arsye, më e mençur është rruga e metodave natyrale për zbutjen e dhimbjeve sesa t’ju ekspozoheni prodhimeve me kemikate. Aleat i mirë në këtë luftë është rrika. Sugjerohet ta pastroni mirë dhe ta qëroni këtë bimë ta grini dhe ta lagni me uthull të verës, e më pas e vendosni në një shishe dhe e mbyllni. Masën e përgatitur për dhjetë ditë e mbani në temperaturën e dhomës, duke e përzier kohë pas kohe. Pastaj, hapni kapakun dhe përmes shishes së hapur thithni aromën nga pesë minuta. Lëngun e njëjtë nga shishja e vendosni në peshqir dhe mund ta mbani në ballë. Terapia zgjat pesë ditë, që mjafton për largimin e dhimbjeve të kokës.

Një tjetër zgjidhje është të qëroni 50 gramë rrikë, e vendosni në 5oo mlujë dhe e lini të vlojë. Pas kësaj, kokën e vendosni mbi enë, duke e mbuluar kokën me peshqir, duke e thithur kështu avullin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here