Rrika (lloj rrepe) kundër ftohjes dhe bronkitit – recete mjekuese

0
264

Rrika (lat. Armoracia rusticana, ang. horseradish, serbisht. ren) është një bimë shumëvjeqare me gjthe të gjelbra, rrënjë të bardha me formë rrepe dhe shije pikante. Vjen nga Mesdheu dhe Azia perëndimore. Në ushqim përdoret më shpesh rrënja e rrikës por janë shumë të shijshme dhe pak djegës edhe fletët e reja të rrikës. Përshkak të përbërjes së saj (Vitamin C, kalium, Vitaminë B1, Vitaminë B6, hekur, kalcium, Vitaminë B2, magnez, fosfor etj …) rrika përveq shijes së mirë është e jashtëzakonshme edhe si bimë shëruese.0df5c54fa88f20837b2cf511e65695fd

 

Vetitë e saj shëruese janë të njohura që nga Grekët e lashtë. Më shumë se 1500 vjet para erës sonë ata e kanë përdorur për lehtësimin e dhembjes së shpinës.

Është një shtesë e domosdoshme për gjella të ndryshme sidomos në ushqimet e yndyrshme sepse dnihmon që më lehtë të treten. Rrika pastron organizmin, shpejton metabolizmin, eliminon lodhjen ashtu që më së shumti rekomandohet për diabetikët. Nxitë riprodhimin dhe zhvillimin e bakterieve të dobishme në zorrë.

 

Lëngu i rrikës shkatërron bakteriet dizenterike, salmonelës, tuberkulozit si dhe shumë kërpudhave që parazitojnë në njerëz dhe bimë. RRitë funksionin e organeve të tretjes duke stimuluar sekretimin e lëngjeve të stomakut dhe të zorrëve, temthit dhe enzimeve nga pankreasi. Rrika stimulon edhe punën e mëlqise, edhe punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, pqrveq kësaj është një diuretik i shkëlqyer dhe ndihmon te reumatizmi.

 

Në këtë artikull ju sjellim recetën me rrikë, kundër ftohjes. Rrika vepron kundër bakterieve dhe parazitëve, ka veti antibiotike, përdoret si mjet për pastrimin e organizmit, ka edhe veti anti-kancerogjene.

Asociacioni Ndërkombëtar i Herbaliztëve e ka shpallur rrikën si bimë të vitit 2011. Rrika është një bimë raw-horseradish-plant-r jpgshumëanshmërishtë e dobishme, posaqërishtë është mirë të konsumohet dimrit. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon tretjen, vepron si diuretik dhe mjet për largimin e mukusit, që do të thotë se stimulon shumë sisteme në organizëm.

Rrika lehtëson infeksionet e organeve të frymëkëmbimit, ndërsa në kombinim me bimë të tjera përdoret në mjekimin e bronkitit, celulitit, ndezjes së mushkërive, sinuzitit, impetigos (infeksioni bakterial i lëkurës), infeksionet stafilokoksike dhe streptokoksike, infeksionet e traktit urinar.

 

Hulumtimi i bërë kohët e fundit në Universitetin e Ilinois ka treguar se rrika përnban sasi të konsiderueshme të glukozinolatit, përbërës i cili e rritë rezistencën e organizmit të njeriut  ndaj kancerit. Kjo bimë rrepore vetitë e saja më të mira i shfaqë kur konsumohet e grirë, pasi kështu i liron të gjithë përbërësit të cilat të kombinimbëjnë një cudi të vërtetë të vogël.

Doza efektive ditore e rrikës është rreth 1 gram, përkatësishtë më pak se një lugë e mesme

Veqoritë mjekësore të rrikës janë të njohura që nga kohët e lashta, madje në disa kultura është thënë se rrika vlen sa ari (panxhari si argjendi, ndërsa rrepka si plumbi).

 

Ja një ilaq shtëpiak i shkëlqyeshëm kundër ftohjes.1024px-Kren_Verkauf

Nevojiten:

2 filxhanë me mjaltë,

1/2 e filxhanit me xhenxhefil të grimcuar,

1/2 e filxhanit me rrikë të grimcuar.

Përzijini të gjithë këta përbërës dhe lëreni të qëndrojë, nëse është e mundur, së paku disa javë.

Një lugë të mesme të kësaj përzierje konsumojeni kur keni dhembje fyti, kollitje, keni simptome të ftohjes dhe gripit, apo shtojeni një lugë të mesme në cajin prej sherebele.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here