Rreth Palestinës pro shqiptare dhe disa shqiptarëve kanibal e hipokritë

0
240

Historikisht populli palestinez ka qenë në krah të popullit shqiptar. Lidhjet e natyrës fetare si mysliman e krishterë  nga radhët e tyre dhe tonat janë të parat lidhje.

Por edhe lidhjet e emocionale si në rastin e luftës së fundit në Kosovë dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës nga okupatori serb kanë bërë që të forcohen edhe më shpirtërisht këto relacione.

Pavarësisht përpjekjeve 60 vjeçare për pavarësi dhe gjendjes së vështir ekonomike të Palestinezëve mësohet se në kohën e luftës populli palestinez ka mbledhur mbi 2 milion dollar donacion për Kosovën, gjë që Kosova dhe as Shqipëria  nuk e ka bërë kurrë një herë për Palestinën.

Madje përkundrazi kur një herë i erdhi rasti ato nuk ditën as të mbajnë politikë por si Kosova e Hajredin Kuçit  dhe Shqipëria e Haxhinastos u deklaruan kundër rezolutës së Palestinës në OKB për shtet të pavarur palestinez .

Si kjo edhe në rastin e krimeve dhe gjenocidit izraelit në Gaza, Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri një deklaratë skandaloze duke e marrë rolin e gjyqtarit dhe duke akuzuar ushtrinë e lavdishme të Hamasit për krimet e Izraelitëve mbi Palestinezët, ironi e llojit të vet.

Dilema se Palestina është pro shqiptare dhe përkrahëse e flaktë e Kosovës dhe Shqipërisë e ka hequr edhe Dr. Ibrahim Khraishi, ambasador i Palestinës pranë misionit të OKB-së në Gjenevë.

Para kësaj interviste mediet serbe kishin bërë një dezinformat se ambasadori palestinezë në Beograd Muhamed  Nabhan  se gjoja paska thënë “Kosova nuk ka qenë e okupuar” dhe këtë rrenë të kulluar e kanë përkthyer dhe përcjellë zellshëm shumë nga mediet misionariste të Prishtinës dhe Tiranës.

Por pak nga ato kanë përcjell deklaratat e ambasadorit palestinezë në OKB  , Khraishi i cili  ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” ‘se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze’

Për me tepër Dr. Ibrahim Khraishi, për ‘Presheva e Jonë’ ka thënë “Shteti i Palestinës, pra qeveria jonë mbështet proceset e filluara për integrimin e  Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj. Njohja e saj nga shteti ynë është vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e Kosovës, kemi pasur takime me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Rasti i  Palestinës dallon shumë pak nga ai i Kosovës”, ka theksuar pos tjerash diplomati palestinez në fund, duke shtuar se “dallimi i vetëm mes Palestinës dhe Kosovës ekziston vetëm aty se ju keni përkrahje më të madhe nga SHBA-ja, të cilën edhe ne jemi duke e kërkuar”.

Si përfundim:

–          Palestina e ka ndihmuar Kosovën me 2 000 000 $ në kohë të luftës (Izraeli se ka ndihmuar kurrë, madje po zhvatë atë duke përfituar nga tenderët e qeverisë së Kosovës si ai me reklamën prono për pavarësi të Kosovës.)

–          Shteti i Palestinës mbështet proceset e filluara për integrimin e  Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj .

–          Njohja e Kosovës nga Palestina është  vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. (Izraeli nuk e ka në plan ta njohë Kosovën , dhe nuk do e bëjë këtë për shkak të Serbisë)

Arsyeja pse i prura këto sqarime ishte se më bie të shoh jo pak reagime dhe komente përveç atyre të politikës që më bëjnë të dyshoj për humanitetin e njerëzve të popullit tim.

Unë dua që populli shqiptar të jetë si gjithë popujt e botës që ngreh krye kundër padrejtësisë ndaj kujtdo qoftë dhe jo i tillë që s’bënë  zë as edhe për pa drejtësitë ndaj vetës. Prandaj nuk është shqiptar ai që ia mohon të drejtën për pavarësi kujtdo qoftë nga popujt e botës e aq më tepër palestinezëve të përvuajtur dhe përkrahës të popullit tonë.

Të paktën këtë hipokrizi dhe kanibalizëm verbal nuk po mund ta konceptoj tani në prag të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar duke rikujtuar vuajtjet e popullit  tonë për të arritur këtë të drejtë .

Si mundet një shqiptar sado i lodhët të jetë të rreshtohet kundër të drjetës së një populli për pavarësi e aq me tepër ndaj Palestinës.

Autor: Gentian Jetishi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here