Rregullat në lidhje me thirrjen dhe thirrësit për te Allahu nga Libri i Allahut të Madhëruar

0
205

Rregullat në lidhje me thirrjen dhe thirrësit për te Allahu

nga Libri i Allahut të Madhëruar

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë!): O ju thirrësa për te Allahu! Këto janë rregullat në lidhje me thirrjen dhe thirrësit për te Allahu të përftuara nga Libri i Allahut, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Prandaj kapuni fort pas tyre me dhëmballë.

Rregulli i parë: Sinqeriteti në thirrjen për te Allahu

Allahu Madhëruar thotë: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” El-Ahzab, 45-46

I Madhëruari thotë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut.” Jusuf, 108

I Madhëruari thotë: “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.” Fusilet, 33

I Madhëruari thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd.” En-Nahl, 125

Rregulli i dytë: Thirrja për te Allahu të bëhet me dituri të plotë.

Allahu Madhëruar thotë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!” Jusuf, 108

Rregulli i tretë: Teuhidi së pari o ju thirrësa Islam.

Allahu Madhëruar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” En-Nahl, 36

I Madhëruari thotë: “Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” El-Enbija, 25

Nuk ka patur ndonjë të dërguar veçse ai i ka thënë popullit të tij: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij.” El-Earaf, 65

Rregulli i katërt: Durimi gjatë thirrjes dhe mos nxitimi.

Allahu Madhëruar i thotë të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata.” El-Ahkaf, 35

I Madhëruari thotë: “Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd se, me të vërtetë, ti je nën Sytë Tanë.” Et-Tur, 48

I Madhëruari thotë: “Andaj, mos u nxito të kërkosh shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara.” Merjem, 84

Dhe thotë i Madhëruari: “Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s’ke pse të humbasësh durimin kurrsesi nga ata që nuk besojnë!” Er-Rum, 60

Rregulli i pestë: Pajisja me mençuri gjatë thirrjes për te Allahu.

I Madhëruari thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur.” En-Nahl, 125

Rregulli i gjashtë: Diskutimi në mënyrën më të mirë.

I Madhëruari thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.” En-Nahl, 125

I Madhëruari thotë: “Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë.” El-Ankebut, 46

Rregulli i shtatë: Largimi/kthimi i të keqes me të mirë.

I Madhëruari thotë: “Largoje të keqen me atë që është më e mira. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.” El-Mu’minun, 96

I Madhëruari thotë: “Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” Fusilet, 34

Vijon…

“Es-Sebil fi fik’hi ed-daueh”

Përktheu: Unejs Sheme
Udha e Besimtarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here