RREGULLA ME TË CILAT DUHET TË JETOJMË

0
228

Nëse të gjithë do i zbatonim këto rregulla, jeta do të ishte shumë më e lehtë dhe do kishte më shumë dashuri dhe respekt në mesin e njerëzve.

RREGULLI 1

Jini të vetëdijshëm në atë që NUK duhet të bëni; është e rëndësishme të njohësh dhe të veprosh në prioritetin tënd numër një në jetë. Është shumë e rëndësishme që të dini – dhe të shmangni – gjërat që nuk duhet të bëni.

RREGULLI 2
Kur huazoni para nga një mik, kthejani  ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk ka rëndësi shuma, dhe mos supozoni se ai nuk kanë nevojë për to, dhe në këtë mënyrë nuk e detyroni atë që tju kërkojë borxhin.

RREGULLI  3
Kur merrni hua makinën e dikujt, kthejeni atë plot me gaz, ose të paktën të mbushur më shumë se sa ishte kur e morët në fillim, kjo është një mënyrë për të thënë faleminderit.

RREGULLI 4
Kur dikush ju tregon një foto në telefonin e tij, mos e rrëshqisni majtas ose djathtas.  Ju nuk doni të shihni diçka që personi nuk dëshiron t’ia tregojë të tjerëve.

RREGULLi 5
Mos u ndani nga dikush duke u mbështetur  mbi mesazhet me tekst, email ose duke përdorur një vend të rrjeteve sociale.

RREGULL 6
Jini i qetë kur njerëzit e tjerë janë në gjumë. Kjo do të thotë që jo vetëm të mos flisni, por të mos përplasni dyert, të mos ecni shumë nëpër dhomë, etj.

RREGULLI  7
Nëse i kërkoni miqve tuaj ndihmë për ndonjë punë në shtëpi, i ofroni atyre ushqim si pagesë dhe falenderim.

RREGULLI 8
Përtypuni me gojën mbyllur. Askush nuk ka nevojë të dëgjojë përtypjen apo kërcitjen me dhëmbë.

RREGULLI  9

Mos lejoni që diskutimet tuaja të përshkallëzohen në publik. Nëse mendoni se nuk mund ta kontrolloni gjuhën ose vëllimin tuaj, atëherë shkoni diku tjetër ku të vazhdoni bisedën tuaj.

RREGULLI 10
Në rast se humbni një telefonatë, shkruani një mesazh sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse nuk jeni në gjendje t’i telefononi atij.

RREGULLI  11

Nëse dikush ju jep hapësirë, ose të drejtën e rrugës në rrugë, bëjani me dorë si një shenjë falënderimi.

RREGULLI  12

Mos bëni plane me miqtë, ose mos flisni për plane me miqtë para njerëzve që nuk janë miqtë tuaj.

RREGULLI 13

Kur dikush mban derën hapur për ju, ju duhet të thoni faleminderit, në vend që të veproni sikur ata të jenë skllav personal i juaji.

RREGULLI 14

Thoni punonjësve të ndryshëm  “të lutem” dhe “faleminderit”. Fjala e mirë mund të qetësojë çdo njeri. Trajtojini ata si qenie njerëzore dhe me ndjenja!

RREGULLI 15

Mos u tallni, ose mos i bëni mendjemadhësi njerëzve kur jeni në një ngjarje, ose në dasmë, apo në çfarë  vendi qoftë. Në qoftë se ata duken të vështirë, jonormal  dhe të parehatshëm, mos harroni se edhe ju mund të dukeni i tillë.

RREGULLI 16
Jini të shëndetshëm! Gjithkush duhet të ketë një rregull shëndetësor. Ju duhet të jeni të kujdesshëm me dietën tuaj dhe me artin e të jetuarit.

RREGULLI 17
Ji produktiv në mëngjes! Për të ecur përpara në jetë, ju duhet të punoni vazhdimisht në atë që ka rëndësi. Koha më e mirë për ta bërë këtë është në mëngjes.

RREGULLI  18
Jini të mirë! Vendosni në kodin e sjelljes suaj një rregull rreth asaj se çfarë i jepni botës. Për shembull, mund të thuash: “Unë do punoj vullnetar dy orë në javë për shoqërinë njerëzore lokale” ose “Unë do të ndihmoj një nevojtar këtë javë”.

Ja disa rregulla të arta Islame në lidhje me sjelljen

– Kini frikë Zotin kudo që të jeni, pasojeni të keqen që ju bëhet me të mirë, dhe bëhuni të sjellshëm me njerëzit!

– Sinqeriteti çon në mirësi dhe mirësia ju çon drejt parajsës.

– Më i miri prej jush është ai që ka moral më të lartë.

– Kush shpif ndaj një njeriu tjetër, nuk do të vdesë deri sa të bëjë vetë atë vepër.

– Mëshironi që të mëshiroheni, dhe falni që tju falet.

– Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos frikësoni.

– Besimtar i mirë është ai që nuk fut hundët aty ku nuk i takon.

– Trimëria nuk është të luftosh, por të përmbahesh kur je i nevrikosur.

– Kini kujdes nga zilia, sepse ajo i ha punët e mira si zjarri drurin!

– Mos u urreni, mos  u bëni ziliqarë, mos futni përçarje, por jini vëllezër dhe rob të Zotit!

– Nëse shkon mysafir, trokit tre herë, nëse të lejojnë të futesh, futu, dhe nëse jo, largohu!

– Kush nuk i mëshiron njerëzit,  atë nuk e mëshiron Zoti.

– Kush nuk e mban premtimin e dhënë, nuk është prej nesh.

– Nuk ka besuar ai që nuk do për vëllanë e tij atë që do për vete.

– Kush beson Zotin, le të flasë fjalë të mira, ose të heshtë!

– Kush beson Zotin dhe botën tjetër, le të jetë bujar me komshiun dhe me mikun e tij!

– Ushqimi  për tre persona është i mjaftueshëm për katër, dhe ushqimi për katër është i mjaftueshëm për pesë.

– Zoti është bujar dhe e do bujarinë.

– Më i dashuri tek Zoti është ai që ka moralin më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here