Islami është një dhuratë e dhuruar prej Mëshiruesit për njerëzimin. Me islamin Allahu ka dëshiruar të rregulloj jetën e njeriut në gjërat e përgjithshme dhe ato të pjesërishme. Islami është kod i përmirësimit, mirësjelljes dhe kod i shëndetit. Shëndeti në kuptiamin e gjerë të tij është njëri prej objektivave kryesore të islamit.
Shëndeti përfshin tërë jetën e njeriut, nga ana fizike, mendore dhe nga ajo shpirtërore. Po ashtu përfshinë edhe anën etike dhe morale të atyre gjërave që janë natyrshmëri e njeriut dhe ato që i përfiton njeriu. Individit, që është tulla e parë e jetës njerëzore islame i kushton një rëndësi dhe kujdes të veçantë, që ky të rritet i shëndosh. Përmes këtij individi të shëndosh formohet edhe shoqëria. Islami i sfidon të gjitha kodet dhe ligjet tjera me rëndësinë dhe përkushtimin që ka ndaj shëndetit të njeriut nga të gjitha fushat.
Nisur nga ky kuptim mjekësia islame i jep një kuptim tjetër njeriut nga mjekësia bashkëkohore.
Mjeku mysliman ka një rolë të madh dhe një obligim me përgjegjësi në shumë fusha të tij. Mjeku mysliman është ai i cili bashkon mes asaj që është materiale dhe asaj që është shpirtërore, për dallim nga mjekët bashkëkohor të cilët kanë përfshirë botën sot, e të cilët i besojnë vetëm anës së materies. Mjeku mysliman ka për obligim që medicinën e kohës moderne, bashkëkohore ta lidhë me kuptimin e mjekësisë në islam. Mjeku mysliman para se të bëhet mjek dhe të studioj mjekësin duhet ta dijë se ai është një individ mysliman i dalluar nga kolegët e tij në shoqërinë jo islame.
Roli i mjekut mysliman dhe ajo me të cilën duhet të dallohet ai
Gjëja e parë me të cilën duhet të dallohet mjeku mysliman është që duhet të jetë së pari mysliman e pastaj mjek, e jo të jetë mjek pastaj mysliman. Një gjë e tillë ka kuptim shumë të madh. Kemi për qëllim që mjeku synim të tij të ketë islamin. Ndërsa mjekësia në rend të parë të jetë një mjetë për të arrit deri te ky qëllim, ndërsa në rend të dytë pastaj të jetë përfitimi i anës materiale që të ketë mundësi të jetoj jetën e tij. Ta bëjë këtë duke e kuptuar fjalën e Allahut: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë”. ( Dharijat 56)
Me këtë ajet nënkuptojmë se mjeku mysliman duhet të ketë përgatitje të plotë që ta kuptoj mirë realitetin e islamit nga ana e besimit, njohurive, morale dhe etike. Nuk duhet që islami i tij të jetë vetëm disa ndjenja të cilat nuk luajnë rol pozitiv në jetë. Por duhet ta kuptojë thellësisht rëndësinë e dijetarit në tokë dhe rolin e islamit për njerëzimin. Po ashtu duhet të kuptoj betejën e cila vazhdimisht zhvillohet mes të vërtetës dhe të kotës, mes islamit dhe urrejtësit e tij. Po ashtu mjeku mysliman duhet ta dijë se islamin së pari duhet ta realizoj në vetën e tij pastaj në familjen e tij dhe kështu duke zgjeruar rrethin e tij.
Po ashtu mjeku mysliman duhet të kuptoj fare mirë profesionin e tij si mjek, edhe nëse ky profesion është mjet për jetesë. Duhet ta dijë mjeku mysliman se profesioni i tij në radhë të parë është mesazh për gjithë njerëzinë dhe ky është edhe mesazhi i islamit. Po ashtu mjeku mysliman duhet të kuptoj se rrizku ( furnizimi) është në dorën e Allahut dhe nuk i lejohet njeriut mysliman që të humb moralin e tij dhe ta humb mesazhin e tij në kërkimin e furnizimit. Duhet ta dijë se veprimi i një vepre të mirë me të cilën kërkon shpërblimin e Allahut është më i mirë për të se sa ky rrizk i shpejt të cilin e kërkon ai. Allahu thotë në Kuran: “Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është e përhershme. ( Nahl 96). “Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim
çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar. ( isra’ 18)
Mjeku mysliman duhet të jetë modest me dijen e tij. Allahu thotë në Kuran: Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. ( Kasas 83) .
Mjeku mysliman e di dhe është i bindur se fuqia e tij nuk është e aftë të bëjë çdo gjë. Edhe pse Allahu ati i ka dhënë dituri dhe aftësi, por kjo në krahasim me fuqinë e Allahut është asgjë, me fuqinë e Atij që në dorën e Tij është shëndeti dhe sëmundja, jeta dhe vdekja. Allahu thotë në Kuran: Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë! ( el-mulk 1).
Mjeku mysliman e di se i sëmuri ka nevojë për ndihmën e tij. Sepse sëmundja është dobësim. Ndërsa të dobëtit islami i ruan dhe nxitë në kujdesie ndaj tyre.
Mjeku mysliman duhet të dallohet nga të tjerët në profesionalizmin e tij. Të mundohet të ketë aftësi gjeniale. Ai e di se Allahu kërkon prej tij që të jetë ndriçues i njerëzimit. Allahu kërkon që myslimani të jetë udhëheqës në tokë, dëshmues ndaj të tjerëve. Allahu thotë në Kuran: Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. ( bekare 143). Një gjë e tillë nuk mundë të arrihet vetëm atëherë kur njeriu përvetëson dijen ndaj fesë dhe ndaj kësaj bote që në kuptimin e islamit ato janë një. Ndërsa argumentet për dije nga kurani dhe hadithi janë të shumta. Do ti cekim disa prej tyre: “Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur. ( bekare 269). I Dërguari i Allahut thotë: Kush nis rrugën e tij për të kërkuar dituri. Allahu do ta ja lehtësoj atij rrugën për në xhenet”.
Islami refuzon ata mjekë të cilët nuk janë të specializuar mirë në lëmin e tyre dhe ata që pastaj për fenë e tyre din edhe më pak se ajo që din në lëmin e tyre. Të gjithë ne e dimë se si ka qenë gjendja e mjekëve mysliman në historinë islame. Sa ka qenë diapazoni i tyre mes dijës së tyre në lëmin e tyre dhe kulturës së gjerë islame. Superioriteti dhe diapazoni për lëmi të ndryshme janë dy cilësi të cilat burojnë prej islamit dhe që janë të pandashme për një personalitet mysliman. Ndërsa tek mjeku mysliman këto dy cilësi duhet të jenë edhe më të theksuara sepse profesioni i mjekut mysliman kupton angazhim aktiv në ekzistimin e njeriut.
Dhe në fund, të jesh mjek mysliman do të thotë të jesh shembull më i mirë për islamin në jetën e tij. Sa keq është të ndahet fjala nga vepra dhe modeli i mirë nga jeta. Sa të rrezikshme janë rezultatet kur bëhet kjo ndarje. Ky rrezik rezulton në këtë botë ndaj të sëmurëve ndaj nxënësve dhe bashkëpunëtorëve të tij në punë. Ndërsa në botën tjetër do të jetë hidhërimi i Allahut. Allahu është Ai i Cili thotë: “O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni! ( Saff 2,3).
Ky model i mirë njerëzor i cili shfaqet në mjekun mysliman ka mundësi me të vërtetë të shëroj të sëmurin. Të shëroj atë nga sëmundja fizike dhe ajo shpirtërore në të njëjtën kohë. Ky mjek është ai i cili ka mundësi ta drejtoj të sëmurin kah Krijuesi i Tij.
Mjeku mysliman i cili e di rolin e tij gjatë kryerjes së këtij misioni e drejton të sëmurin drejtë rrugës së Allahut. Sepse njeriu në gjendjen e sëmurjes, psiçikisht dhe shpirtërisht është më i përgatitur për të pranuar të vërtetën. Këtë të vërtetë e cila ndoshta njeriu e shikon si të largët dhe të pa arritur në momentet e fuqisë dhe shëndetit të tij. Allahu thotë në Kuran: “Por vërtet që njeriu shkel çdo cak, kur mendon se është i vetëmjaftueshëm” ( Alek 6,7). E, kur njeriun e gjen e keqja, atëherë Na lutet shtrirë ose ulur, ose në këmbë. E, sapo Ne ia largojmë të keqen, vazhdon rrugën, thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. ( junus 12).
Gjithashtu ka edhe disa anë tjera që janë në personalitetin mjekut mysliman që duhet ti ketë parasysh ti realizoj gjatë veprimit të tij me të sëmurit. Prej tyre:
-
Kohën e cila i mundëson të kontaktoj me të sëmurin ta shfrytëzoj të fus në mendjen dhe zemrën e tij kuptimet e vërteta të islamit. Ti shpjegoj kuptimin e drejtë të konceptit të shërimit dhe sëmundjes, jetës dhe vdekjes. Sëmundja nuk është mallkim dhe nuk është pa tjetër që të jetë dënim. Ajo mund të jetë edhe sprovë për faljen e mëkateve apo për ngritjen në shkalla më të larta. Që të dyja këto janë në të mirën e të sëmurit. Kështu qetësohet i sëmuri dhe prezanton durimin. Ndërsa zemra e tij e ndien më afër afërsinë e Allahut dhe mëshirën e Tij. Sëmundja është pjesë e jetës së njeriut. Ajo është pjesë e lodhjeve dhe mundimeve. Për këtë Allahu thotë:“atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt” ( Inshikak 6). Pra sëmundja është një rrugë për shpërblimin e Allahut nëse i sëmuri i përkushtohet shërimit dhe durimit. Të gjitha këto kuptime e afrojnë të sëmurin më afër Allahut. Kur i sëmuri e di se edhe sëmundja edhe ilaçi janë prej Allahut. E di se Ai i Cili ka zbrit sëmundjen në të njëjtën kohë e ka zbritur edhe ilaçin, atëherë i sëmuri e ndien afërsinë e Allahut dhe vlerën e mbështetjes në Allahun. Me këtë rast i sëmuri e di rolin e mjekut dhe mundësinë e tij ndërsa bindet në Allahun dhe kthimin tek Ai. Po ashtu çështjen e jetës dhe vdekjes. Që të dyja janë prej Allahut. Ai është i Cili ka krijuar jetën dhe vdekjen që ti sprovoj se cili prej jush është më vepër mirë. Mjekësia dhe mjeku nuk janë shoqërues me Allahun në këtë çështje. Por ata janë mjet prej mjeteve të caktimit të Tij. Roli i tyre është që të kryejnë obligimin që ua ka dhënë Allahu në angazhimin e tyre për të lehtësuar sëmundjen dhe përmasimin e jetës me ato mundësi që Allahu ua ka dhënë atyre gjersa caktimi i Tij të realizohet ashtu sikur do Ai.
-
Përmes këtyre kuptimeve të drejta mjeku mysliman ka mundësi të ju ofroj të sëmurëve realitetin e njësimit të Allahut, që njeriu të mësohet se çdo gjë duhet ta kthej tek Zoti i tij. Sepse i sëmuri në momentin e sëmundjes dhe rrezikut të tij kthehet tek mjeku i tij sikur të ishte në dorën e tij shërimi, apo sikur të ishte jeta në dorën e tij. Andaj mjeku në këtë rast ka obligim që të sëmurin ta drejtoj në besimin dhe bindjen në Allahun. Ka obligim mjeku që ta lidhë zemrën e të sëmurit me Allahun, në dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje.
-
Mjeku mysliman ka për obligim që ti mësoj të sëmurit me programin që ka ardh Kurani dhe që e ka sqaruar i Dërguari i Allahut. Programi i tillë qon deri te shëndeti i trupit të njeriut, shëndeti i mendjes dhe zemrës së tij. Kështu mjeku mysliman i jep të sëmurëve një kulturë të shërimit e cila i sjell atij të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Të mirat e kësaj bote ja mundëson për mes ruajtjes së gjërave të cilat shkaktojnë sëmundjet dhe kështu ngjall një botë të shëndosh. Ndërsa e mira e botës tjetër është se i sëmuri nëse është mysliman ai vetëm se forcohet në fenë e Allahut. Programi i islamit në aspektin mjekësor është shumë i nevojshëm sepse ky program rregullon shëndetin e njeriut. Të cekim vetëm një këshillë, apo një porosi mjekësore nga islami i cili tregon për univerzalitetin e kësaj feje. I Dërguari i Allahut ka porosit në përdorimin e misvakut. Ndërsa sot mjekësia ka vërtetuar se misvaku ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve dhe shëndetin e tyre. Sa shëndet të mirë ka trupi i njeriut nëse dhëmbët e tij janë të shëndosh. Sa sëmundje shkaktohen në trupin e njeriut nga sëmundja e dhëmbëve.
Kështu mjeku mysliman përmes kulturës islame ngrit vetëdijen fetare tek të sëmurit dhe lidh zemrat e tyre dhe mendjet e tyre me shumë realitetin që sot është i pa njohur për njeriun.
Obligimi i mjekut mysliman nuk është që vetëm ta shëroj të sëmurin nga sëmundja fizike. Por, duhet të ja shëndosh edhe të ja rregulloj edhe besimin në zemrën e tij.
Shkroi: Dr. Hamdi Mes’ud
Përktheu: Hoxhë Shaban Murati