Islami është feja e njerëzve të pastër

Islami është feja e njerëzve të pastër

Islami është feja e njerëzve të pastër –  Nuk i përkasim asnjë sekti, përpos që jem mysliman.

10525678_655238474558887_4351943918353730134_nSot kundër fes dhe veçantë fesë Islame në mas të madhe kontribuon media dhe OJQ të dyshimta të cilat me fuqinë e parasë blejnë individ të varfër në mendje më shumë se në financa. Për çdo ditë në mediet shqiptare në veçanti në ato në Shqipëri dhe Kosovë ke ndonjë shkrim të ulët dhe shumë të vrazhdë që ofendon, nënçmon dhe lëndon ndjenjat e myslimanëve.

Kohëve të fundit ka marrë hov debate lidhur me rrezikun nga ekstremizmi fetar në Kosovë,fundamentalistët e feve tjera dhe ekstremistët anti-fetar nga dera e pasme ,bëjnë kërdi me çdo vlerë njerëzore, fetare dhe kombëtare pa u bërë e madhe dhe pa pasoja për asnjërin nga ata.

Kërcënimi për Kosovën nuk është feja islame por krimi i organizuar dhe korrupcioni.

Besimi fetarë, është një e drejtë e pa kontestueshme, njëra ndër të drejtat themeltare njerëzore, e si të tilla janë të njohura ndërkombëtarisht, të paktën në boten demokratike. Kjo është një nga themelet e shteteve moderne dhe kujtoj që kështu duhet edhe të vazhdoj.
Në Kosovë muslimanët janë 96{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e popullsisë(kryesisht sunite,dhe njëpakicë e vogël sufiste)

Ç’është Islami?Islami është feja të cilën All-llahu xh.sh. ia shpalli tërë njerëzimit nëpërmjet të derguarit Muhammedit a.s. “Islam”don të thotë përkushtim ndaj All-llahut xh.sh.,por don të thotë edhe paqë.

Pa më të voglën mëdyshje, mund të themi se Feja Islame përfaqëson në mënyrën më të arrirë vlerat e pastra dhe të natyrshme të qenies njerëzore. Kjo fe, e cila në themel të saj ka vënë ruajtjen e dinjitetit dhe të ndershmërisë, të natyrës së pastër dhe të shëndoshë, të familjes dhe të shoqërisë, kurrsesi nuk mund të pajtohet me shmangiet nga ajo që mendjet e kthjellëta dhe zemrat e pastra e konsiderojnë të mbarë.

Me komb jemi shqiptarë ndërsa feja jonë është islami. Praktikuesit e islamit janë të shumtë sot në Kosovë dhe për këtë e falënderojmë Allahun e Madhëruar. Ata praktikues të Islamit të cilët punojnë nëpër institucione shtetërore janë dëshmuar se janë të përgjegjshëm dhe besnikë ndaj vendit, ndërsa gjykatat dhe organet e rendit nuk kanë punë fare me praktikuesit e islamit dhe kjo është dëshmia më e mirë se ne jemi qytetarë të denjë dhe paqësor me të gjithë, sepse kështu na mëson islami. Përkundër gjithë kësaj ju po mundoheni që ta shuani Dritën e Allahut, por, jo kurrë nuk do ta arrini sepse kjo fe është e garantuar nga Allahu.

Mediat tona të shkruara dhe elektronike, janë prijësit në nxitjen e urrejtjes fetare në vend (në veçanti ndaj myslimanëve). Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në edicionet e lajmeve të mediave kryesore, për secilën natë raportohej për luftën në Afganistan dhe Irak. A thua vallë çfarë ishte interesi ynë për këto vende, çfarë na hynin ne në punë këto vende dhe gjendja e tyre, kur ne donim të informoheshim më shumë për situatën në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi. Në secilën kronikë raportohej për “sulmet vetëvrasëse” në këto dy vende. Civilët sipas mediave tona vriteshin nga terroristët islamik. Mediat tona ishin të mbushura me disa terme të reja, dhe që asnjë prej shikuesve apo lexuesve nuk kishte dijeni për to.Terrorizëm, fundamentalizëm, ekstremizëm, vehabizëm, etj. Me terma të tillë më pastaj etiketohej një i ri apo e re, që praktikonte fenë islame.

Se çka nënkupton termi radikalizëm dhe ekstremizëm islam, nuk besoj se e dinë dhe e kanë të qartë shumica e qeveritarëve tanë, prandaj, deshëm apo s’deshëm ta pranojmë faktin e hidhur, është e sigurt se veprimet e fundit të qeverisë në ikje të H. Thaçit si dhe aksioni i policisë, imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme, prandaj më bindje të plotë e them se një vendim i tillë i qeverisë së H. Thaçit nuk ka mundur kurrsesi të jetë ndërmarrë më sugjerimin dhe në koordinim më miqtë tanë ndërkombëtarë, por i njëjti vendim duhet të jetë marrë brenda një rrethi të ngushtë qeveritarësh në ikje, jo më qëllim të ruajtjes së sigurisë së shtetit të Kosovës siç po thuhet, sepse ajo nuk është e rrezikuar nga askush, por thjeshtë për interesat e tyre personale dhe karrieriste.

Secila shoqëri ka të mirat dhe të këqijat e veta. Një veprim i një myslimani nuk duhet të etiketohet me fenë islame.

Duhet kuptuar që terrorizmi nuk është i ndërtuar mbi mjekrën. Duhet kuptuar se një vajzë që mbanë mbulesën është e njëjtë si edhe ti. Nuk duhen shikuar si krijesa tjera, ose si të huaja ato vajza që mbajnë mbulesë mbi kokë. Ne jemi rritë dhe jemi edukuar nga gjyshet tona që kanë mbajt mbulesa të tilla. Nuk duhet bllokuar çdo rrugë e shkollimit apo punësimit vajzave me mbulesë. Ato i përkasin shoqërisë sonë, ato janë vlerë e vendit tonë, ne duhet të mburremi me moralin e tyre. Ato janë edukatoret e këtij populli.

Vendi ynë duhet t’u ofrojë mundësi të barabarta të gjithëve. Nuk duhet të ketë diskriminim fetar, racor e as etnik. Fëmijët e këtij vendi duhet të rriten si fëmijë, e jo të ndikohen nga propaganda të ndryshme. Nëse shteti ynë nxitë në bashkëjetesë ndëretnike, ai nuk duhet të lejojë nxitjen e urrejtjes ndërmjet vete nga faktorë të ndryshëm.

Është koha që secili prej nesh të kthehet bindshëm te Zoti i tij, pasi vetëm kështu do të mund të gëzojmë nderin dhe respektin e krijesave, vetëm kështu familja do të vazhdojë të mbetet bërthama e shëndoshë e shoqërisë, vetëm kështu shoqëria do të jetë prehja e këndshme e vlerave të besimit dhe të kombit.

Nga Naxhije Fazliu.