Automobili privat dhe Taksi

0
251

Woman Reading KoranDALLIMI MES TE MBULUARES DHE TE PAMBULUARES SI AUTOMOBILI PRIVAT DHE TAKSI

Një shok i imi më tregoi rreth një ndodhie të çuditshme e cila i kishte  ndodhur një besimtari.

Ai besimtari një ditë po shëtiste së bashku me  gruan e tij të mbuluar në nje park. Në atë kohë, atij i afrohet një njeri së  bashku me gruan e tij të zbuluar dhe e pyet atë. “Përse gruaja yte është e  mbuluar ? Përse nuk del e zbuluar sikurse gruaja ime ? E përse mbulimi ?

Përgjigja e besimtarit ishte e shkëlqyer dhe kurajoze kur i tha atij: A e di  dallimin në mes gruas së mbuluar dhe asaj të pambuluar?

Njeriu qe kishte  pyetur tha: Ku pra është dallimi?

Besimtari ia ktheu: ”Ku është  dallimi në mes TAKSISE dhe automobilit Privat?

Burri ia ktheu: ”Dallimi është se automobili privat është i vecantë, eshte vetëm për një person  e jo për të tjerët.

Besimtari shtoi: ”Po, ashtu është edhe gruaja e  mbuluar me atë të pambuluar.Të pambuluaren e shikojnë të gjithë njerezit,  shikojnë bukuritë e saj,trupin e saj, etj… dhe ndoshta bëjnë çmos me të, siç  ndodh shumë herë.

Ndërsa , gruaja e mbuluar është zonjë e ndershme  dhe e posaçme vetëm për burrin e saj, atë nuk e shikojnë burrat e tjerë, nuk e  lakmojnë të ligët dhe fesadçijtë, ajo nuk u shfaq fytyren dhe bukuritë e saj  para syve të imoralëve, ajo është e ruajtur me hixhabin, nderi i saj është i  mbrojtur, trupi i saj është i mbrojtur, etj… Në të njejtën kohë, ajo është e  dashur tek bashkëshorti i saj dhe e respektuar , sepse , ai e di se ajo nuk e  tradhëton, e di se ajo është e posaçme për të (në shikime) dhe ajo nuk kryen  mardhënje të ndaluara me të tjerët.
Qesharaku u turpërua dhe i tha  besimtarit: “Unë të kërkoj ndjesë se të bezdisa. Këto fjalë janë mjaftë të  rregullta dhe shembulli është i mrekullueshëm. Unë të kërkoj ndjesë për ato  fjalë që të thashë dhe pendohem tek Allahu për të kaluarën time”.

Gruaja e tij e pambuluar ndërhyri e tha: “Po pasha Allahun… këto fjalë janë të  sakta dhe shembulli është i bukur. Unë, më parë nuk kam dëgjuar të njejtë me  këtë shembull i cili më pushtoi tërë zemren time dhe unë gjitashtu pendohem tek  Allahu xh.sh. për të kaluarën time.

Bashkëshorti i saj u rikthye  përsëri në bisedë për të plotësuar thënjet e tij dhe tha: “Tani unë besoj në  hixhab dhe që nga ajo ditë gruaja ime do të hyjë në lulishten e bujarisë dhe do  të dalë prej shtëpisë e mbuluar me hixhabin e Islamit dhe me petkun e  imanit-besimit, sepse, ndërgjegja ime e kundërshon që gruan time ta shikojnë të  gjithë njerëzit.

InshaAllah motra të nderuara e kuptuat se çka u tha  më lartë. ALLAHU xh.sh. iu ndihmoftë juve dhe nëse se keni petkuan e Imanit  (Hixhabin) Allahu iu drejtoftë nga e mbara dhe ta vëni atë.

——————————————————————————————————————-

Behar Beqiri

Në Prizren

Viti 2004/05

Gjatë studimit në Medresenë e Mesme “Alauddin”

/ * Eshte shperndare neper internet pa reference, eshte i perpiluar dhe marre nga ngjarjet aktuale

——————————————————————–

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here