Mbeturinat e Serbisë

0
251
Molla Osmani prej Drenice
Molla Osmani prej Drenice

Mbeturinat e Serbisë

(Ky shkrim është përvijim kritikash ndaj shkrimit të faqës antiislame “Anti Vehabi” e cila ofendon Bashkësinë Islame të Kosovës, Kryetarin e FRM-së dhe gjithë muslimanët e këtij vendi)

Shkruan: Agim Rrahmani

Gjatë viteve 90′ regjimi serb kishte marrë ofensivë duke propaganduar kundër shqiptarëve se gjoja ne jemi vehabistë dhe kemi bashkëpunim të ngushtë me grupet “terroriste” si ato në Bosnje, Çeçeni etj. Duke bërë kështu që në opinionin ndërkombëtar të krijohet një bindje e gabuar për sa i përket neve. Në këtë propagandë mediatike serbe ranë viktimë të gjithë përfshirë edhe Amerikën dhe veç se ishte mbjellur iluzioni se ne jemi terroristë.

Dalja në skenë e UÇK-së me 28 Nëntor të vitit 1997 gjatë varrimit të mësuesit të ndjerë Halit Geci dhe maskat që kishin ushtarët e UÇK-së vulosi atë bindjen se këtu kemi të bëjmë me një organizatë terroriste. Nuk ishte vetëm maska që kishin ushtarët e UÇK-së ai fakt që të tjerët të paragjykonin mbi neve se jemi vehabistë, fakt tjetër ishte se shumë pjesëtar të UÇK-së kishin edhe mjekrra duke filluar nga numri një i kësaj ushtrie komandanti legjendar Adem Jashari, pastaj Mujë Krasniqi, Agim Ramadani etj. Të gjitha këto bënë që Serbia të bëj propagandë se ne jemi terroristë apo kemi lidhje me grupe terroriste, e edhe financohemi nga to.

Koha e deshmoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte vullneti i këtij populli dhe bindja e këtij populli për liri dhe për dëbimin e armikut nga tokat tona shekullore. Koha ju tregoj gjithashtu të gjithë atyre që kishin mendim jo të mirë për ne se lufta jonë nuk është për të pushtuar dikë, por për t’i çliruar tokat tona dhe për t’i gëzuar të drejtat si çdo popull.

Historia shpeshherë është përseritur dhe ajo që shohim mund të themi lirisht se është sinonim me të kaluarën. Propaganda që bëjnë mbeturinat e Serbisë mbi shqiptarët muslimanë të këtij populli nuk dallon fare nga propaganda të cilën e bëntë shefi i tyre që edhe i financon (Serbia).

Për shumë kohë kemi vënë re një fushatë antishqiptare (në veçanti antiislame) se gjoja ne qenkemi vehabi, bashkëpunojmë me shoqata të dyshimta, jemi kundër Bashkësisë Islame e pollavra të tjera shpifëse dhe tendencioze. A nuk do të ishte e logjikshme sikur ata që i udhëheqin këto propaganda të ndalen dhe të mendojnë se ku është dallimi mes tyre dhe kohës së Millosheviçit?! Për kohën kur ka jetuar Millosheviçi dhe regjimi i tij ka arritur maksimalisht ta kryej këtë gjë, mirëpo për kohën që jetojmë sot e ku Serbia nuk ka çasje të madhe tek ne a nuk ju duket se mënyra më e mirë për t’a vazhduar misionin e saj, ani pse të dobësuar, është përdorimi i mbeturinave të veta në sherbim të kauzës së tyre.

Ska dyshim se interneti është një deti i vërtetë ku gjen çdo gjë nga mendimet më të argumentuara e gjër tek ato më shpifëset që mund të ekzistojnë. Interneti ka bërë që njerëzit haptas dhe pa asnjë ngurim t’i shfaqin bindjet e tyre antishqiptare që deri dje i kanë mbajtur vetëm në zemra. Interneti ka bërë që të kemi aso njerëz që kërkojnë bashkim-vëllazerim me Serbinë, kërkojnë luftë serbo-katolike kundër shqiptarëve muslimanë, e gjër tek ato mbeturina që propagandojnë kundër neve muslimanëve se jemi vehabi. Pa harruar edhe ofendimet e vazhdueshme që janë bërë pjesë e ushqimit shpirtëror të disave.

Në mesin e atyre faqeve që propagandon kundër muslimanëve dhe që qëllim kryesor e ka ta vazhdoj misionin e Serbisë në Kosovë, është edhe faqja “Anti Vehabi” e cila për çdo minutë, në 24 orë të ditës hedh vrerë mbi muslimanët e këtij vendi, duke bërë akuza përveç se të pabaza poashtu edhe ofenduese dhe përçarëse. Kjo faqe e cila sipas të gjitha gjasave udhëhiqet nga Osman Musliu dhe klani i tij i njohur me Xhabir Hamitin, në vend se të punojnë në predikimin e islamit, me anë të faqeve të ndryshme të paraqes versete Kur’anore, hadithe, thënie të dijetarëve, poetëve e mendimtarëve largpamës ata shkojnë dhe hapin faqe “Anti Vehabi” duke bërë që fillimisht njerëzit të besojnë se vërtetë diçka e tillë ekziston, e pastaj edhe të mos kursejnë urrejtjen e tyre që e thashë edhe më herët me vite e kanë mbajtur në zemrat e tyre pa e ekspozuar.

Sulmi ndaj Behar Beqirit (Kryetar i FRM-së) nuk është vetëm sulm ndaj personalitetit të tij, por kryekput ndërlidhet me fushatën e tyre të errët kundër rigjallërimit të islamit në tokat shqiptare. Një thënie e urtë thotë: “Për gjykuar dikë duhet të jesh më i aftë se ai, apo të paktën si ai” tani ne lirisht mund të bëjmë pyetjen logjike (bazuar në këtë thënie) se cilat janë arritjet e faqes “Anti Vehabi” përkatësisht Osman Musliut në thirrjen islame (da’wetin) për të cilin gjë akuzohet Behar Beqiri dhe shoqata “Sinqeriteti” nga Prizreni. Mbrojtja më e mirë është sulmi, njerëzit që për vite me radhë kanë punuar në rrënimin dhe deislamizimin e popullit tonë sot hedhin akuza drejt atyre që po punojnë në parandalimin e kësaj gjeje, e besa edhe në mbështetje të Bashkësisë Islame të Kosovës institucion ky që “Anti Vehabistëve” po ju pengon në masë të madhe.

Vazhdimisht proklamohet se do të sillen argumente kundër Behar Beqirit gjoja se ka sulmuar Bashkësinë Islame të Kosovës, hoxhollarët si Sabri Bajgora dhe i ka sherbyer përçarjes. Gjatë tërë shkrimit nuk lexuam askund, as edhe më të voglin argument që do të na shtynte të dyshonim mbi këto akuza. Thjeshtë gjatë tërë shkrimit mbizotëronte gjuha fyese dhe e urrejtjes ndaj Behar Beqirit, Forumit të të Rinjve Muslimanë dhe xhematit anë e mbanë Kosovës.

Për ata shqipfolës që keqperdorin gjuhën shqipe dhe nuk dinë ti definojnë termet në këtë gjuhë ua jap një sqarim shumë të vogël, por që jashtëzakonisht do t’u sherbej që ta mësoni gjuhën shqipe ashtu si duhet. Termi “terroristë” apo “terror” ka për qëllim kur dikush ushtron terror mbi dikë, p.sh kur masakrohet një fshat apo vendbanim mund të themi lirisht se “është terrorizuar ai fshat” dhe kryesi i asaj vepre lirisht mund ta fitoj epitetin terroristë. Në këtë kontekst mund të konkludojmë se gjenocidi i shefave të juaj mbi popullin boshnjak dhe atij shqiptarë mund të quhet terror. Por sigurisht ju këtë nuk e përmendni sepse nuk doni t’i ofendoni ata që ju financojnë, krejt e natyrshme kjo. Por ajo që vlen të konstatohet apo më mirë thënë të hidhet poshtë se Behar Beqiri dhe FRM-ja janë terroristë apo edhe vehabistë (term të cilin as ju nuk dini ta definoni).

Faqja “Anti Vehabi” në mënyrën më të vrazhdë hedh akuza mbi Behar Beqirin se qenka paguar nga BIK-u për sherbimet kompjuterike që i paska kryer, qofshin ato nëpër faqe interneti zyrtare të Bashkësisë Islame apo edhe sherbime tjera, duke harruar se çdo kush që kryen sherbime paguhet, çdokund jo vetëm në Bashkësinë Islame, si argument kundër kësaj a do të ishit ju në gjendje t’i sherbenit Bashkësisë Islame pa pagesë?!

Se faqja “Anti Vehabi” udhëhiqet nga çarqe të dyshimta që mision e kanë përçarjen dhe vazhdimit e propagandave serbe e vërteton edhe fakti se në shkrimin e tyre kundër Behar Beqirit komenton një person i cili quhet “Akide Maturidi Ashari”, për opinionin muslimanë besoj se është e njohur kjo akide dhe nuk ka nevojë as edhe për shpjegimin më të vogël qoftë nga unë apo dikush prej nesh, ky fakt edhe një herë deshmon se faqja “Anti Vehabi” më së paku ka të bëjë me Islamin dhe muslimanët.

Sulmi ndaj Behar Beqirit nuk është vetëm sulm ndaj personalitetit të tij, por edhe ndaj një zyrtari të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti. Këtë e përmenda me të vetmen arsye që t’ju bëjë edhe juve t’a kuptoni se keta individë dhe faqja e tyre “Anti Vehabi” janë kundër Bashkësisë Islame të Kosovës, kundër praktikimit të fesë nga rinia, kundër shamisë dhe kundër shumë ambicieve dhe aspiratave të këtij populli.

Për t’u bindur me antiislamizmin e faqes “Anti Vehabi” mjafton një vizitë e vogël në atë faqe dhe të shihet se si ofendohen dijetarët më eminentë të fesë islame dhe fyhen në mënyrën më të ligë. Dijetari islam Sulejman el-Darani ka thënë: “Ai i cili merret me vetën, nuk ka kohë të merret me të tjerët” kësaj thënie të urtë e të mençur ne po ja bëjmë një ndryshim pozicionesh “Ai i cili merret me të tjerët, nuk ka kohë të merret me vetën” duke bërë kështu që gabimet e veta të jenë të pakorigjueshme.

Shkelja më flagrante e dispozitave islame të faqes “Anti Vehabi” dhe e cila shkelje përfundimisht ju jep vulë konkludimeve të mia se këta janë mbeturina të Serbisë dhe punojnë kundër Bashkësisë Islame si institucion dhe shqiptarëve muslimanë si popullatë, e deshmon fakti kur Behar Beqiri një njeri i deshmuar për ti sherbyer kësaj feje cilësohet si jahudi. Duke shkelur kështu parimet dhe dispozitat e fesë islame dhe duke ndjellë përçarje dhe urrejtje ndaj Kryetarit të FRM-së njëherit imamit në kuadër të KBI-së në Viti.

Në fillim të shkrimit tregova për opinionin e gjërë se si Serbia punoi vazhdimisht për ti dhënë jehonë propagandës saj kundër popullatës shqiptare, madje arriti ti manipulon opinionin ndërkombëtar. Por ku mbeti Serbia, ku mbeti regjimi antishqiptarë i Millosheviçit, ku mbeten propagandat antiislame të televizionit shtetëror serb se gjoja në Kosovë ka vehabizëm?! Të gjitha vdiqen dhe atë në mënyrën më mizore, t’ju përkujtojmë se Millosheviçi bëri vetëvrasje, ky pra ishte poshtërimi që ja dha Zoti në këtë botë. Në anën tjetër u deshmua se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e pastër si loti, qëllimi i saj ishte human dhe njerëzor, kjo bëri që opinioni ndërkombëtar të ndryshoj bindjet dhe të këtë çasje krejtësisht të kundërt me ato të pak viteve më parë kur ju ishte mbushur koka me propagandat televizive serbe. Si rrjedhoj e gjithë kësaj erdhi edhe mbështetja për muslimanët e këtij vendi dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës u ngrit në piedestalin më të lartë dhe tani nga emri i një ushtrie terroriste e mori epitetin e duhur KLA (Kosovo Liberation Army). E kuptuan të gjithë se kjo ushtri nuk luftoj për pushtim, por për çlirim, nuk luftoj për të sunduar regjimi i tyre, por të realizohet e drejta e popullit të tyre. Në një situatë sinonime gjindemi edhe ne muslimanët sot, por kësaj radhe armiku është i natyres tjetër nuk është vetë Serbia, por mbeturinat e saja që janë në sherbim të saj, andaj duhet të kuptohet se armiku është më i vogël, por duhet luftuar deri në maksimum, ngase nëse lejojmë që ky armik ti shtrij rrjetet e veta nuk kemi as garancinë më të vogël se nuk do të dalë edhe më i keq se Serbia dhe regjimi i Millosheviçit.

Fare në fund për t’ua bërë me dije të gjithëve e në veçanti faqes antiislame “Anti Vehabi” se kush jemi, kush është Forumi i të Rinjve Muslimanë, kush është Behar Beqiri dhe cilat janë bindjet që ushqehen xhemati dhe rinia e këtij vendi ua sjell këtë thënie të cilën armiqët mundohen ta shuajnë, mirëpo koha siç thashë ka folur në favor tonin dhe do të flasë edhe në të ardhmen: “Për me kanë SHQIPTAR taman, duhet me kanë edhe MUSLIMAN” (Sabri Fejzullahu 1994).

Verejtje: Ky opinion eshte i riperseritur! Per arsyje te zhvillimit te polemikave dhe marifetlleqeve qe bene ky personi larte ne foto e kemi riaktualizuar kete teme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here