Rilindit i duhet transplantimi i mushkërive për t’ia shpëtuar jetën, ministria e...

Rilindit i duhet transplantimi i mushkërive për t’ia shpëtuar jetën, ministria e shëndetësisë nuk ka buxhet

                                                                                                                                          foto

“E vetmja mënyrë për ta shpëtuar jetën e Rilindit është transplatimi i mushkërive. Ky transplantim kërkon një shumë parash, të cilën ne si familje nuk mund ta ofrojmë, qoftë edhe për ta shpëtuar jetën e djalit të vetëm që edhe kemi”, ka thënë babai i Rilindit Bajram Ademi.

Tri motrat Ademi, çdo ditë mbeten me shpresë për shërimin e vëllait të vetëm Rilindit, i cili po vuan nga një sëmundje e rënde e mushkërive. Mirëpo, shpresat për shërimin e tij në Kosovë tanimë kanë përfunduar. E vetmja mundësi për t’u shëruar mbetet ndihma e vullnetarëve në mënyrë që atij t’I munësohet shërimi i tij jashtë vendit, shkruan Kosova Sot.

Babai i Rilindit, Bajram Ademi, nga fshati Gaçë, komuna e Ferizajt, thekson se ndihet tejet I shqetësuar për fatin e djalit të tij nëntë vjeç.

150 deri 350 mijë euro nevojiten për shërimin e djaloshit jashtë vendit. Ademi ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmë edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por ka marrë përgjigjë negative, ngase për sivjet nuk ka buxhet.

Të gjithë ata të cilët kanë dëshirë të ndihmojnë për fatin e Rilindit këtë kanë mundësi ta bëjnë: TEB Bank” 20-13-0000795520-65, ose të Bajram Ademi (babai I Rilindit), tel” 044/706-426 dhe 049/292-840.  /Kosova Sot/