Egjipt, pranojnë arritjet e Mursit

0
304

                                                                                                                                                   Mohammed Morsi

Një zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë së Egjiptit zbuloi se eksportet bujqësore të vendit u rritën për 43 përqind gjatë periudhës nga shtatori 2012 deri në fund të korrikut 2013. Kjo është periudha kur presidenti Muhamed Mursi e ka qeverisur Egjiptin.

Ali Issa, Kryetar i të eksporteve bujqësore shpjegoi më tej se eksportet bujqësore Egjiptit gjatë sezonit 2012-2013 arritën në 2 miliardë dollarë, në krahasim me më pak se një miliardë dollarë që pati gjatë sezonit të kaluar.

Issa tha për agjencinë e lajmeve Anadolu se Egjipti kishte eksportuar mbi 3 milion ton të kulturave bujqësore, një rritje kjo prej 32{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} nga sezoni i kaluar që kishte regjistruar 2.3 milion ton.

Issa tha se rritjet në këto shifra i atribuohen mirëqeverisjes dhe politikave emergjente për bujqësinë, të cilat i kishte implementuar presidenti me qeverinë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here