Psiko-test: Sa jeni të ndjeshëm dhe a lëndoheni lehtë?

0
259

944422_536339066407955_691224292_n
Përmes këtij testi ju ndihmojmë të zbuloni se çfarë fshihet në ju, sa jeni të komplikuar dhe a keni prirje t’i lëndoni të tjerët…

1. Kur ju e lëndoni dikë:
a) Ju vjen keq dhe mundoheni që gjithsesi ta përmirësoni gabimin?
b) I kërkoni falje dhe ajo është e tëra?
c) Nuk mendoni fare, e nganjëherë ju vjen edhe mirë?

2. A ju kuptojnë të tjerët sa duhet?
a) Jo;
b) Nganjëherë;
c) Gjithmonë.

3. Si personalitet jeni:
a) I/e ndjeshëm dhe i/e mërzitshëm;
b) I/e fortë dhe me vetëbesim;
c) I/e ftohtë dhe i/e thjeshtë.

4. A e mbani gjatë në mend fyerjen?
a) Po, ose më mirë kurrë nuk e harroni;
b) Varet prej kujt dhe çfarë është ajo;
c) Jo, shpejt harroni.

5. Partneri juaj dashurohet në dikë tjetër:
a) Nga pikëllimi bini në depresion dhe mendoni vetëm më të keqen;
b) Do ta tejkaloni disi;
c) Asgjë për atë, nuk është i vetmi, ka më të mirë.

6. Qani:
a) Shpesh dhe për çdo imtësi – lotët ju rrjedhin vetë;
b) Nganjëherë, kur nuk mund të përmbaheni;
c) Asnjëherë, ngase nuk keni dobi prej tij.

7. Kur dikush ju lëndon:
a) Kjo ju pikëllon shumë;
b) Mundoheni të mos i jepni rëndësi;
c) Ia ktheni në të njëjtën mënyrë.

8. Partneri juaj harron ditën e njoftimit tuaj:
a) Jeni të pikëlluar pa masë: ;
b) Ju vjen keq dhe për këtë do t’ia përkujtoni;
c) Ani çka, me rëndësi është që të jeni së bashku.

9. A keni dikë që të bisedoni hapur për problemet tuaja?
a) Jo, se deri tani askujt nuk i keni besuar;
b) Po, në një person keni besim të pafund;
c) Po, në shumë persona.

10. Disponimi juaj është:
a) Gati gjithmonë i keq, prandaj dukeni i/e mbyllur;
b) I ndryshueshëm;
c) Gati gjithmonë i mirë, prandaj dukeni i/e freskët.
REZULTATI

MË SHUMË PËRGJIGJE NËN A:
Jeni të ndjeshëm, të butë, lëndues, por edhe të mërzitshëm, me çka mund të thuhet se jeni të kompleksuar si person. Reagoni në çdo fjalë dhe shaka të tjetrit. Shumë lehtë lëndoheni, vështirë harroni. Që të mos ju shkaktojnë të tjerët dhembje, duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të komunikojnë me taktikë me ju.
Do të ishte mirë të ndryshoni së pari për vete e pastaj për të tjerët. Kjo sigurisht do të jetë vështirë, por do të shpaguhet. Kjo do t’ju sillte baraspeshën e shpirtit dhe të emocioneve në përgjithësi:

MË SHUMË PËRGJIGJE NËN B:
Shumë jeni të ndjeshëm dhe shkëlqeni me nxehtësi njerëzore. Mundoheni t’i kuptoni të tjerët, por nuk lëndoheni dhe fyheni lehtë. Nuk jeni shumë të komplikuar. Nuk jeni shumë të komplikuar, kështu që komunikoni lehtë me të tjerët dhe anasjelltas. Edhe kur ata e teprojnë, jeni në gjendje të dilni në krye me ta – së pari toleroni deri në kufi të caktuar, e pastaj në mënyrë diskrete i tërhiqni vërejtjen. Në çdo gjë reagoni normalisht, kështu që në kufi të normales janë edhe fyerja dhe ndjeshmëria juaj.

MË SHUMË PËRGJIGJE NËN C:
Si personalitet jeni shumë komunikativ, të shoqërueshëm, të përshtatshëm, spontanë, prandaj shumë lehtë bini në kontakt me tjetrin. Më pak jeni të ndjeshëm, jeni të durueshëm, kështu që rrethinës mund t’i sillni probleme, ngase keni aftësi të njihni “helmin” e tjetrit, kështu që përgjigjeni shpejt dhe nuk brengoseni aspak. Aftësia që ta mbroni veten nga lëndimet nuk do të thotë se të tjerët i lëndoni. Për çdo rast dini të jeni sensibil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here