A e prish abdesin pirja e duhanit? –

0
161

Ndërsa sa i përket pyetjes se a e prish abdesin pirja e duhanit, mund të themi se shumicës së dijetarëve të sotshëm ua kanë parashtruar pyetjen e njëjtë dhe u janë përgjigjur në këtë mënyrë:

Konsumimi i duhanit nuk e prish abdesin, pasi, po të thoshim se disa sjellje apo gjëra e prishin abdesin, jemi të detyruar që të kemi argument për të [ajet, hadith, analogji, konsensus], ndërsa për këtë rast nuk ka [argument sh.p.].

Pa dyshim, përgjigjja e tillë në asnjë rast nuk e aprovon veprimin e saj, pasi është e ditur se dijetarët islam bashkëkohorë e ndalojnë konsumimin e duhanit në mënyrë të prerë, posaçërisht pas zbulimit se konsumimi i duhanit dëmton konsumuesin dhe të tjerët të cilët janë afër tij.

Mirëpo, abdesi është ibadet i veçantë dhe nuk lidhet me konsumimin e duhanit për saktësinë dhe pasaktësinë [e abdesit].

(Fetva nga shejh Ibn Bazi, 10/Fq.162)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here