Hani çdo 12 orë, dobësohuni shëndetshëm

0
534

Më shumë se sa kaloritë duhet të bëhet kujdes me orën. Të hash çdo 12 orë pa u kufizuar te ushqimet që konsumon. Kjo është këshilla e një studimi të fundit për t’u dobësuar.

Studiuesit e Institutit “The Salk” në Shtetet e Bashkuara thonë se të ngopesh me vetëm dy vakte në ditë, mjafton për të humbur peshë.

Kjo diferencë kohore, sipas tyre, është e mjaftueshme për t’i dhënë organizmit kohën e nevojshme për të tretur kaloritë e marra.

“Këshilla kryesore për t’u dobësuar është ndjekja e një regjimi dietik të shëndetshëm. Por shumë njerëz nuk kanë mundësi të ndjekin një dietë të tillë dhe pyetja që lind është, po duke hequr dorë nga dieta e shëndetëshme dhe duke larguar në kohë vaktet, a mund të dobësohen?”, thotë Satchidananda Panda, pjesëtar i studimit.

Në studim u përfshinë 400 minj, të shëndetshëm dhe obezë ndaj të cilëve u aplikuan një sërë dietash me diferenca të ndryshme nga vakti në vakt.

Përfundimi ishte se minjtë që morën sasië të mëdha kalorish nëpërmjet ushqimeve, por vetëm çdo 12 orë, ishin më të dobët dhe më të shëndetshëm se minjtë e tjerë që iu dha e njëjta sasi kalorie, por e ndarë më shpesh në intervalet kohore.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë thonë se e njëjta formulë nuk ka pse të mos funksionojë tek njeriu.