Policia i përgenjeshtron islamofobat dhe kaurët e Kosovës si Lama,Haradinaj, Teuta Sahatçiu, familja Surroi etj.: “Nuk ka ekstremizëm fetar në Kosovë” Kosova rrezikohet nga korrupsioni

0
232

                                                                                                                                                  shpend_267574

http://www.youtube.com/watch?v=UKgA8DlME8U

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se s’ka rrezik nga grupet e caktuara fetare në Kosovë .

Ai ka thënë se s’ka as rrezik nga qytetarët që kanë shkuar në Siri për të luftuar kundër pushtetit atje.

“Nuk ka rrezik serioz”, ka thënë ai, kur është pyetur për rrezikun e ekstremizmit fetar në Kosovë.

“Ne i përcjellim të gjitha trendët dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë. Ne jemi shume koshient dhe përcjellim me shume vigjilencë çdo gjë që ka të bëjë me sigurinë e vendit”, ka thënë Maxhuni, në Puls të KTV’së, te Mufail Bajqinovci.

“Ne vlerësojmë se aktualisht s’ka vend për shqetësim”, ka thënë shtuar ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nuk është përgjigjur se si mbrohen policët e Kosovës nga familjaret e politikanëve të Kosovës.

Ai është shmangur përgjigjes lidhur me rastin kur djali i Adem Grabovcit e kishte grushtuar policin, dhe më vonë i njëjti polic me vendim të tij ishte suspenduar.

Maxhuni ka thënë se policët e Kosovës i mbron vetëm Ligji edhe nga familjarët e politikanëve.

“Puna e policit është mjaftë sfiduese”, ka thënë Maxhuni, kur është pyetur se si mbrohen policët nga familjarët e politikanëve.

“Ligjin duhet ta respektojnë të gjithë. Policinë e Kosovës e mbron Ligji”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se e ka suspenduar policin e përfshirë në rastin e djalit të Adem Grabovict pasi kështu i kishte rekomanduar Inspektorati i Policisë.

Pavarësisht se ka pasur shumë skandale në Policinë e Kosovës, Shpend Maxhuni ka përdorë fjalë klishe për të treguar punën e policëve. Gjatë një debati televiziv, ai ka folur sikur politikan se “askush s’është i paprekshëm”, “Ligji e mbron policinë”, “askush s’është i paprekshëm”, “ e ardhmja është e mire”, “lidershipi është profesional”. “puna e policit është komplekse”, “rrethanat ndikojnë në efikasitetin e policisë”, “vlerësim koherent”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here