Ndëkombëtarët e pranojnë: Kosova e mishëruar dhe i mbron me fanatizëm emrat Islamo-Osman

0
197

1560417_689390274426302_1047221365_n

Shumica e fshatrave dhe e qyteteve të Kosovës, ruajnë deri sot emërtimet otomane, shkruan World Bulletin, duke dhënë interpretimet e saj për toponimet në Kosovë. Këtë shkrim të diskutueshëm (krahasimi Prishtinë-Vicianum mjafton si dëshmi), do ta botojmë të plotë më poshtë.

Edhe pse shumë vende të Ballkanit, që ishin nën sundimin osman, i kanë rezistuar trashëgimisë otomane duke fshirë apo duke ndaluar emërtimet turke, Kosova paraqet një përjashtim. Njerëzit e Kosovës janë mbrojtës të ndjeshëm në ruajtjen e trashëgimisë arkitektonike e edhe të emërtimeve historike, ashtu siç ishin në të kaluarën .

Kosova, zemra e Ballkanit, është sunduar për pesë shekuj nga administrata osmane në Stamboll. Gjatë kësaj periudhe, transformimi kulturor në Kosovë u krye jo vetëm me ndërtimin e kryeveprave arkitektonike, por edhe duke ju dhënë emra të rinj zonave të banuara.

Shumica e fshatrave dhe e qyteteve të Kosovës, të emëruara në epokën otomane, kanë ruajtur emrat e tyre deri në ditën e sotme. Vet Kosova vetë do të thotë “pulë e zezë” në gjuhën turke. Kryeqyteti, Prishtina, ishte i njohur si vend ku pushonin emigrantët. Emri romak i kryeqytetit, para pushtimit osman, ishte Vicianum. Pas pushtimit osman, i është dhënë nxitje procesit të rindërtimit të qytetit, që solli prosperitet në qytet. Prizreni i riemëruar, si emërtim otoman do të thotë fjalë për fjalë “qytet i mbushur me ornamente”.

Siparantum, të cilit më vonë i është dhënë emri Ipek pas pushtimit otoman, gjithashtu e ka historinë e mishëruar në emër, që do të thotë “mëndafsh” në turqisht. Këtë emër e ka dhënë personalisht Sulltan Mehmeti i II-të.

Disa nga emrat janë ndryshuar për shkak të dallimeve në shqiptim. Për shembull, Yakova, ishte e famshme për lozhën historike të dervishëve, ndërsa është quajtur edhe Cakova në të kaluarën. Osmanët gjithashtu themeluan qytetin Jeylan, që sot njihet si Gjilan, e që do të thotë “Sorkadhe”.

Edhe pse emrat e qyteteve të Kosovës janë ndryshuar për shkak të shqiptimit, trashëgimia otomane ka mbetur e paprekur gjatë shekujve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here