Pjesëtarë të MUP-it pa konkurs në Polici të Kosovës

0
244

                                                                                                                                                         f1_12mup1386841798

Prishtinë, 12 dhjetor –

Institucionet kosovare nuk do të hapin fare konkurs për pranimin e pjesëtarëve të MUP-it në Policinë e Kosovës. Lista, me të gjithë emrat, do të përpilohet në Bruksel dhe ky proces pritet të ndodhë deri të premten, transmeton KTV.

Kundër inkuadrimit të pjesëtarëve të MUP-it në këtë mënyrë është anëtari i komisionit për punë të brendshme, Rexhep Selimi.  Selimi konsideron se inkuadrimi në kuadër të policisë i njerëzve të strukturave paralele është duke shkelur çdo aspekt ligjor në vend. Të gabueshëm procesin e rekrutimit të zyrtarëve të MUP-it e vlerëson edhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Drejtori i kësaj qendre, Florian Qehaja, konsideron se mosnënshtrimi i procesit të verifikimit për pjesëtarët e MUP-it mund të rrezikojë funksionimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here