Përqafoji kritikat konstruktive

0
207

Andre Moro thotë: ‘Çdo gjë që harmonizohet me dëshirat tona personale duket e vërtetë, e çdo gjë që është jashtë tyre ngacmon zemërimin tonë.”

Gjithashtu janë këshillat dhe kritikat. Në shumicën e rasteve ne jemi ata që e duam lavdërimin dhe duam të na lëvdojnë, edhe nëse është e kotë; e urrejmë kritikën dhe qortimin edhe nëse është i vërtetë. Pa dyshim se ky është turp i madh e gabim i rrezikshëm. “E kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i Dërguari i Tij, një grup prej tyre s’iu përgjigjën asaj. Po nëse e drejta u takon atyre (në atë gjykim) ata i shkojnë atij të bindur dhe me respekt” (Kur’an 24:48-49).

William James thotë: “Kur të vendosësh të bësh diçka brenda ditës, kryeje po atë ditë, sepse vendosmëria të largon nga koka mendimet dhe mërzitë që ndodh t’ju sundojnë, deri në rezultatin e zgjidhjes së problemit, që do të thotë se nëse je i bindur në atë vendim dhe nuk luhatesh dot, vazhdon dhe ecën përpara. Mos u ndal me hamendje, apo të shqetësohesh e t i ktnesh hapat e tua mbas, e as mos e humb veten me dyshimet që të lindin, e as mos vazhdo të shikosh se ç’lë pas shpinës tënde.”

Një poet thotë: Nëse ke ide për diçka, qëndro i vendosur se mendimi të prishet, kur rri i merakosur.

Trimëria në marrjen e vendimit të zgjon nga çoroditja e shqetësimi.

“E kur çështja të jetë vendosur, do të ishte më mirë për ata t’i jenë besnikë Allahut”
(Kur’an 47:21).
Xhamite e Tiranes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here