Dikush qëndron ulur derisa të mbarojë namazin ai që është mbas tij! “Sutra pas imamit”

0
503

“Pyetje: Ndonjëri, kur dëshiron të ngrihet dhe shikon se dikush mbas tij është duke u falur, ai nuk çohet dhe të ikë, por qëndron aty ulur derisa të mbarojë namazin ai që është mbas tij. A është i saktë ky veprim, duke pasur parasysh që kjo është diçka që ndodh shpesh, e sikur të kishte bazë një veprim i tillë do të ishte përcjellë dhe do të ishte diçka e njohur masivisht?

Përgjigje: Vëllai ynë thotë se dikush po plotëson pjesën e namazit që i ka ikur (pas shkëputjes nga imami), dhe vjen dikush e ulet përpara tij, prej atyre që e kanë kryer namazin, vjen e ulet qëllimisht përpara tij për tju bërë atij sutre, dhe bën tesbihet (dhikrin) që bëhet pas namazit. Ky veprim a është i ligjshëm?
Po është i ligjshëm dhe vepruesi i tij shpërblehet. Dhe për këtë kemi argument, edhe pse vëllai thotë: ‘po të ishte e tillë do të na ishte përcjellë dhe do të ishte diçka e njohur’.
Ne nuk lexojmë.
Unë kam përmendur në librin “Fjala e qartë rreth gabimeve të namazlive” se Nafiu e gjeti zotërinë e tij, Ibn Umerin, që po plotësonte namazin (pasi imami kishte dhënë selam), dhe erdhi e u ul përpara tij. Ibn Umeri e falënderoi për këtë. Kjo çështje është përcjellë. Ka ardhur një gjurmë (ether) për të, tek “Musannef Ibn ebi Shejbeh”. Prandaj nuk ka problem të qëndrosh si sutre për vëllanë tënd, edhe nëse vjen nga cepi i xhamisë dhe ulesh përpara tij duke bërë tesbihët, dhe kjo çështje është e mbështetur në një bazë, duke i shtuar kësaj edhe degëzime të shumta që e ndihmojnë atë, në kuadrin e asaj që quhet: kryerja e një vepre të mirë me më shumë se një qëllim të mirë: të bëhesh pengesë (sutra për vëllanë tënd), të bësh tesbihët, të shtosh qëndrimin në shtëpinë e Allahut (sh.p.: të ndihmosh vëllanë tënd në përsosjen e një adhurimi). Pra kjo është një çështje që ska problem në të.”

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të.

Përktheu: Emin Bilali