PËRÇMIMI I KOPRACISË DHE MORALIT TË KEQ

0
274

HADITHI:

Ebu Said el Hudriju, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Dy cilësi nuk bëjnë pjesë tek një besimtar; kopracia dhe moral i keq.”[1]

KOMENTI:

Tek një besimtar me me besim të plotë, e nëqoftë se bëjnë pjesë atëherë besimi i tij është i mangët.

Cilësia e parë: (kopracia), është ves i nënçmuar sepse e bën njeriun të urryer tek të tjerët, sa që edhe tek të afërmit e tij. Ndërsa bujaria është cilësi e lavdëruar, e bën njeriun të dashur tek të tjerët, sa që edhe tek armiqt e tij. Gjithashtu, kopracia e pengon njeriu nga zbatimi i obligimeve, si zeqati, shpenzimi i obliguar. Dhe e pengon atë nga shumë detyrime, sepae kopraci nuk dëshiron të nxjerr asgjë, është një ves i keq, Allahu për këtë thotë: “Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit, ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm.” Sureja Hadid, ajetet 23-24

Kështu që, besimtari nuk duhet të cilësohet me kopraci, por dallohet me bujari, dhe me kryerje të obligimeve financiarr që i përkasin atij.

Cilësia e dytë: (morali i keq) Moral i mirë është ai moral i cili pajiset me bujari shpirtërore, e me tabiate të mira, e kundëra e tij është morali i keq. I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, ka lavdëruar moralin e mirë, dhe Allahu lavdëroi të dërgaurin e tij me fjalët “dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha.” Sureja Kalem, ajeti 4.

Morali i mirë ka marrë me vete çdo të mirë të kësaj bote dhe të botës tjetër, ndërsa morali i keq e bën njeriun të urryer, për atë duhet që njeriu të cilësohet me moral të mirë, sidomos nëse është në një pozitë udhëheqëse, duhet të përmirëson sjelljet e tija me njerëzit, gjithashti nëse bën thirrje në rrugë të Allahut, që thirrja e tij të jetë e pranuar e të ketë përgjigje nga të tjerët.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1962) Buhariu në (Edeb el Mufred, me numër 282) Dijetari i njohur Muhamed Nasirudin Albani e vlerësoi të dobët në librin e tij (Vargu i haditheve të dobëta, me numër 1119).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here