Pasuria, Suksesi dhe Dashuria

0
550

Kishte dalë një grua nga shtëpia e sajë dhe kishte parë tre pleq me mjekra të bardha e të gjata, të ulur në oborrin e shtëpisë së saj dhe asnjërin prej tyre nuk e njihte!

Gruaja filloi t’i pyesë: Mendoj se nuk ju njoh, por dukeni se jeni të uritur! – urdhëroni, hyni (brenda) që te hani ushqim!

Ata pyetën: A është aty i zoti i shtëpisë?

Gruaja u përgjigj: Jo, ai është jashtë.

Pleqtë atëherë thanë: Ne nuk mundemi të hyjmë.

Pastaj, në mbrëmje kur u kthye burri, gruaja i tregoi se ç’kishte ndodhur.

Burri i tha: Shko dhe thuaj që të hyjnë!

Gruaja, doli dhe kërkoi nga ata që të hyjnë, pasi që burri kishte ardhur.

Ata (pleqtë) ia kthyen: Ne nuk hyjmë në shtëpi së bashku.

Gruaja (i pyeti): Pse?

Njëri prej tyre ia sqaroi duke thënë: Ky e ka emrin “Therve-Pasuria” dhe ia drejtoi gishtin tregues shokut të tij, ndërsa ky është “Nexhah-Suksesi” dhe bëri me shenjë drejt shokut tjetër, e unë jam “Mehabe-Dashuria”, dhe vazhdoi duke thënë “Tani, konsultohu me burrin tënd se kush prej nesh ka të drejtë (dëshiron) që të hyjë në shtëpinë tuaj”!

Hyri gruaja në shtëpi dhe e lajmëroi burrin për atë që i thanë ata (pleqtë).

Bashkëshortin e kaploi gëzimi dhe tha: Ah, sa e mirë është kjo, pasi është kështu le të hyjë Pasuria! Le të hyjë dhe ta mbushe shtëpinë tonë me pasuri!

Gruaja e kundërshtoi dhe i tha: I dashur, pse nuk e thërrasim Suksesin?

E gjithë kjo bisedë ishte në prezencën e nuses së djalit të tyre, e cila ishte në një kënd të dhomës e cila me shpejtësi e dha një propozim tjetër, tha: A s’është më mirë ta thërrasim Dashurinë? – kështu shtëpia jonë do të mbushet me dashuri!

Bashkëshorti atëherë tha: Ta marrim propozimin e nuses se djalit tonë!
Grua, dil dhe thirre Dashurinë, le të hyjë si mysafiri ynë.

Gruaja doli dhe tha: Cili nga ju jeni Dashuria? Kërkoj të futet brenda dhe të jetë mysafiri ynë!

U ngrit Dashuria dhe filloi të ecë drejt shtëpisë. Pastaj, u ngritën edhe dy të tjerët (Pasuria dhe Suksesi)!

Gruaja e çuditur i pyeti Pasurinë dhe Suksesin: Unë e thirra vetëm Dashurinë, pse po hyni edhe ju bashkë me atë?

Dy pleqtë ia kthyen: Sikur ta thërrisje Pasurinë apo Suksesin, patjetër ne të dy do të mbeteshim jashtë, por pasi që thirre Dashurinë, ku shkon ajo shkojmë edhe ne bashkë me atë.