Pastrimi i mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit në mënyrë natyrale

0
587

Operacion pa brisk operimi – gurët e kanaleve të Mëlqisë dhe tëmthit (për të gjithë ata që kanë gurë në tëmth)

Pastrimi i mëlçisë në mënyrë natyrale

Fshikëza e tëmthit është një qese e vogël, që ”magazinon” lëngun e tëmthit dhe e çliron si ndihmues në procesin e tretjes. Ushqimi i tretur pjesërisht në stomak kalon në zorrën e hollë ku derdhet tëmthi pas vakteve të ngrënies. Tëmthi është një lëng me ngjyrë jeshile me të verdhë, dhe përmban kolesterol, lecitin dhe kripëra biliare. Në qoftë se fshikëza e tëmthit nuk punon siç duhet atëherë personi do të ketë probleme serioze me tretjen.

Gurët janë problemi më i madh që mund të ketë fshikëza e tëmthit, të cilët formohen nga kristalizimi i kolesterolit dhe kripërave biliare.

Pastrimi i mëlçisë prej gurëve të tëmthit është një dëshirë e të gjithë njerëzve, e sidomos të atyre që vetëm më kanë këso lloj problemesh dhe dëshirojnë të arrijnë shëndetin e plotë.

Procedura është shumë e thjeshtë, e padhimbshme dhe në fund të fundit shumë e lirë nga ana ekonomike; nëse krahasohet me operacionet e vërteta nga jashtë. Pa mos përmendur këtu kohën e cila na duhet investuar për një trajtim medicinal.164915_525472197512977_2100705583_n

Por duhet cekur se në raskte akute Operacioni është i paevitueshëm, kjo metodë është mire të praktikohet para se të arrijmë në fazën akute të sëmundjes.
Materiali i duhur për një person:
• 2-3 Fruta të Grejpfrut
• 125 ml Vaj Ulliri
• 4 lugë ushqimi Magnesiumsulfat (Kripë e idhët) e cila mundet të gjindet nëpër Pharmacie dhe Drogerie të ndryshme, duhet të konsultoheni nëpër vendet përkatëse, por gjindet gati çdokund në vendet e cekura.
Parakushte të favorshme:
Trupi të jetë i liruar nga parazitët dhe nga gjëra tjera patologjike
• Hëna të jetë në fazën e zvogëlimit, pra pas hënës së plotë, pas ditës së 15 e poshtë, sipas kalendarit hënor (islam)

Përgatitja: Tretet kripa e idhët në 8 dl ujë dhe lihet të qëndrojë e ftoht por jo shumë, pra jo në frigorifer)
Veprimi:
Në ditën e parë:
• Drekoni për drekë një ushqim i cili tretet lehtë, pastaj agjëroni, (abstenoni) nga çdo gjë tjetër.
• Pasdite nëse është e mundshme bëni një vaskë të ngrohtë (Banjë të ngrohtë, apo edhe vetëm një dush, vendosni ju nga mundësitë tuaja), pastaj 1 orë pushoni, të shtrirë me një shishe të ngrohtë mbi mëlçi apo diçka tjetër të ngrohtë.

Ora 18.00 dhe në ora 20.00
• Tash pini 2 dl. nga tretësira e kripës së idhur, të cilën e keni përgatitur më parë. Para se të pini tretjen tundeni shishen mirë që solucioni apo tretja të përzihet mirë mes vete.

Ora 21.00
• Shtrydhni frutat e grejpfrutit dhe vetëm lëngun e tyre,( i cili përafërsisht arrin dikund 190 ml pa të mbrendshmet e frutave), përzieni me 125 ml. Vaj Ulliri. Përzieni ato mirë dhe leni në një vend të ftohtë. (Jo në frigorifer)

Ora 21.45
• Kryeni të gjitha veprimet e juaja që i veproni para gjumit, toaletin e mbrëmjes dhe pastrimin e dhëmbëve duke mos harruar të kurdisni orën, apo siç eshtë sot zakon celularin për zgjim, në ora 06.00 ose maximum në ora 07.00 të mëngjesit.

Ora 22.00
• Tretjen (përzierjen) e krijuar më parë të grejpfruteve dhe vajit të ullirit tundeni edhe njëherë mirë dhe pine atë sa më shpejt.
• Nëse nuk mundeni të fleni menjëherë do të ishte mirë të merrni ndonjë mjet natyral për gjumë, që më parë,por nuk është patjetër e nevojshme.
• Shumë me rëndësi: menjëherë pas marrjes së tretjes duhet të shtriheni në krevat dhe minimum 20 minuta të qëndroni të shtrirë dhe qetë në shpinë. Prap ju ndihmon një shishe e ngrohtë të cilën do ta vendosni mbi mëlçi për të arrit efekt më të mirë dhe për qetsim.

Ora 06.00 ose ora 07.00
• Kur të zgjoheni menjëherë pini 2 dl tjera, nga tretja e kripës së idhët. Prej tash ju me siguri se do të duheni të shkoni më shpesh në toalet pasi vetëm se fillon zbrazja e gurëve. Zorrët me anë të kësaj tretje fillojnë të nxjerrin jashtë shumë konkremente, gurë të gjelbërt dhe të kaftë nga qesja e tëmthit. Ka mundësi të jenë të vogla në formë të grizit apo edhe gurë të mëdhenj. Por një gjë është shumë specifike te gurët e tëmthit: ato nuk janë të fortë.

Ora 08.00 ose Ora 09.00
• Me rëndësi : 2 orë pas zgjimit pini 2 dl e fundit të tretjes së kripës së idhët. Sekretimi (dalja) e gurëve ka mundësi të zgjasë edhe deri mbi 3 orë të tëra, andaj nuk duhet të shqetësoheni nëse edhe në parambrëmje shkoni shpesh në toalet. Është më se normale.
Ora 10.00
• Tash mundeni lirisht të hani një mëngjes të lehtë.

Përsëritje të tretmanit
• Në vitin e parë tretmanin apo kurën (quani si të duani ju) duhet kryer 6 deri në 10 herë, për të arritur një pastrim të tërësishëm të mëlçisë. (Nëse mendoni se është e tepërt për ju, atëherë së paku dy herë në vit. Kjo është prap më mirë se moskryerja e saj dhe ashtu – ashtu vjen koha që të arrini suksesin e duhur me kohë).
• Midis përsëritjeve duhet së paku 2 javë të pritni. Suksesi më i mirë arrihet sikur kjo të konsumohej çdo muaj, gjë të cilën e vendosni ju vetë.
• Nga viti i dytë ju duhet të kryeni tretmanin vetëm dy herë në vit.

Efektet pozitive :
• Me anë të marrjes së koktelit zgjerohen përçuesit e tëmthit të cilët janë të ngjitura në zorrët e holla. Mëlçia dhe tëmthi pastrohen nga mbeturinat e gurëve, të cilat me anë të zorrëve nxirren jashtë.

Efektet anësore :
• Deri më tash nuk janë të njohura.

Kontraindikacionet :

• Të panjohura. Pasi me anë të tretmanit arrihet deri te një lehtësim dhe përmirësim i mëlçisë dhe tëmthit.
Për fund lus All-llahun a.v.xh. të pranojë këtë vepër që është thjesht vetëm për hirë të Tij dhe për asgjë tjetër. Falemnderimi i takon All-llahut , Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhammedin s.a.v.s. mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjitë besimtarët.

Poashtu lus Allahun Azze we xhel që të shërojë gjithë të sëmurit tanë, pasi vetëm Ai është Shëruesi i plotë dhe askush mos të ketë nevojë për shërim. Kjo metodë është vetëm një shkak ku Allahu jep sukses nëse don e nëse jo, atëherë kjo të jetë vetëm si mëshirë e Tij për ne, për shlyerje mëkatesh dhe rritjen e gradave tona në këtë botë dhe në ahiret.
Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane : Suzana Hasani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here