PASHA ALLAHUN TANI JAM DUKE E PARË VETEN NË XHENET!!

0
571

Rrëfimi në vijim është i vërtetë, dhe na e rrëfen kardiokirurgu i njohur saudit dhe njëkohësisht thirrës i madh në fenë e Allahut, dr. Halid el Xhubejr, Allahu e ruajt!

Një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar ishte duke lexuar Kuran në xhami dhe duke e pritur faljen e namazit të sabahut. Kur u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, dhe u ngrit për t’u rreshtuar në namaz. Papritmas, duke u ngritur bie në tokë! Disa nga ata që ishin në xhami e marrin dhe e bartin deri në spital!

Tregon mjeku, Halid el Xhubejr- Allahu e ruajtë, i cili ishte kujdestar atë mëngjes, se e sollën një djalosh të cilin e bartnin si xhenaze. Pasi që e kontrollova, e zbulova se ishte i goditur nga infarkt i fortë, aq i fortë, saqë po ta kishte goditur edhe devenë do ta mbyste në vend!

E shikova djaloshin, dhe ai luftonte me vdekjen dhe i merrte frymëmarrjet e fundit! Shpejtuam t’i ndihmojnë dhe t’ia aktivizojmë zemrën, dhe afër tij ishte mjeku i ndihmës së shpejt, kurse unë shpejtova t’i marrë disa mjete për shërim. Kur u ktheva, e vërejta se ia kishte kapur dorën mjekut, dhe mjeku ia kishte afruar veshin e tij te goja e djaloshit, dhe djaloshi ia pëshpëriste disa fjalë në vesh! U ndala për disa momente dhe i shikoja ata dy!

Papritmas djaloshi ia lëshoi dorën mjekut, dhe u mundua me gjithë fuqinë e tij që të kthehet në anën e tij të djathtë, dhe pastaj tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu en-ne Muhameden abduhu ue resuluhu (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij)!

Fjalën e përsëriste shpesh, derisa pulsi filloi t’i zhduket dhe rrahjet e zemrës të pakësohen! Ne përpiqeshim t’i ndihmojmë, por caktimi i Allahut ishte më i fortë, dhe djaloshi ndërroi jetë!

Mjekut të ndihmës së shpejtë i plasi vaji, derisa nuk mundi të qëndron në këmbë!! U çuditëm me të dhe i thamë: O filan, çfarë ke?! Kjo nuk hera e parë që sheh të vdekur! Mirëpo kot, ai nuk mundej të ndalej duke qarë!

Kur e vërejtëm se lotët filluan ti rrallohen e pyetëm: Çfarë të tha djaloshi?? U përgjigj: Kur të pa ty duke shkuar lartë-poshtë dhe duke dhënë udhëzime, e kuptoi se ti je mjeku

specialist për sëmundjen e tij, dhe më tha: Thuaji shokut tënd, mjekut të zemrës, mos ta lodhe veten.. mos ta lodhe.. unë jam i vdekur dhe s’ka shpëtim! Pasha Allahun, tani jam duke e parë vendim tim në Xhenet!!

Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar”. Fusilet 30.

Ky është dallimi mes adhuruesit të Allahut dhe gjynahqarit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU