Pajtohu me atë që të ka furnizuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur

0
208

Allahu Fuqiplotë, në Kur’anin fisnik, thotë:
“Merr atë që të dhashë e bëhu mirënjohës
(Kur’an 7:144).
Shumica e sahabëve ishin në gjendje të dobët financiare, megjithatë kjo nuk qe pengesë që ata të jetojnë të lumtur dhe pa brenga. Madje këtë sistem jetese ua mësonin edhe brezave të
ardhshëm të tabi’inëve, e në këtë mënyrë i dhanë shembull e model të gjithë njerëzimit se si jetohet në lumturi dhe hare. Pra, nëse do të jesh i kënaqur dhe i lumtur, pajtohu me fizionominë që të ka falur Krijuesi, ji i kënaqur me anëtarët e familjes që ke. Po ashtu, qetësohu dhe pajtohu me të ardhurat financiare të familjes tënde, sepse sekreti i kënaqësisë dhe lumturisë qëndron po në këto gjendje shpirtërore.
Elita e njerëzimit, pejgamberët [a.s.], ishin njerëz modest dhe bënin jetë mesatare. Për shembull, shumica e tyre ishin barinj, Daudi [a.s.] ishte farkëtar, Zekerijai [a.s.] marangoz, Idrisi [a.s.] rrobaqepës, etj.
“Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë” (Kur’an 43:32).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here