NJOHURI KURANORE

0
231

1. Cilat janë sure që janë prej sunetit të lexohen ditën e Xhuma (namazin e sabahut ditën e Xhuma, namazin e xhumasë, etj)!?

– Sureja Kehf, Sexhde, Kàf, Xhumua, Insan, A’la dhe Gashije!

2. Fjala e Allahut;
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
“E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!”
Në cilën sure është cekur dhe sa herë!?

– Në suren Kamer, katër herë!

3. Fjala e Allahut;
رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ
“Allahu është i kënaqur ndaj tyre.”
Është përmendur në Kuran dy herë, ceke suren dhe numrin e ajetit!?

– Në suren Muxhadele, ajeti nr.22;
ۚ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ أُولَٰئِكَ حِزْبُ اللَّهِ ۚ أَلَا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
“Allahu është i kënaqur ndaj tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e Allahut ta dini pra, se ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit.”
(Muxhadele; 22).
Dhe
– Në suren Bejine, ajeti nr.8;
جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ
“Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. Allahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur frikën Zotit të vet.”
(Bejine: 8).

4. Sa ajete posedon Xhuzi el Muxhadele (Xhuzi nr.28 në Kuran)!?

– Xhuzi 28 në Kuran, posedon 137 ajete.

5. Fjala e Allahut;
وَإِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الرَّحْمَٰنُ الرَّحِيمُ
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.”
Në cilën sure është cekur dhe cili është nr i ajetit!?

– Në suren Bekare, ajeti nr.163

Autor; Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here