A LEJOHET TË HIDHËROHEMI ME TË AFËRMIT TANË?

0
256

A BËNË TI SHKËPUTIM LIDHJET FAREFISNORE?

“… më ka urdhëruar që t’i mbaj lidhjet farefisnore, edhe nëse ata ma kthejnë shpinën…”

Ngase në këtë ka mbetje të lidhjeve të dashurisë dhe mëshirës ndër akrabatë. Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) dhe e pyeti: “O i Dërguar i Allahut, unë kam farefis me të cilët i mbaj lidhjet, kurse ata më shkëpusin, u bëj mirë e ata më bëjnë keq, jam i butë me ta, kurse ata më shqetësojnë dhe janë të ashpër me mua.” I Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) i tha:
“Nëse vërtetë është ashtu siç thua, atëherë është sikur ti t’u frysh shkrumb dhe hi të zjarrtë dhe vazhdimisht me ty është një ndihmës nga Allahu kundër tyre, derisa të vazhdosh kështu.”
(Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hureja)
Kurse Esmaja (RadijAllahu anha), e bija e Ebu Bekr Sid¬di¬kut (RadijAllahu anhu), transmetohet të ketë thënë:
“Erdhi tek unë nëna ime duke qenë idhujtare në kohën e të Dërguarit (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) dhe kërkova prej tij fetva e i thashë: “Ka ardhur tek unë nëna ime të më kërkojë diçka kurse ajo është me idhujtarinë e saj. A t’i jap dhe t’i mbaj lidhjet me të?” E ai më tha: “Po, mbaji lidhjet me të.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Në këtë hadith ka argument se lidhjet mbahen edhe me farefisin pabesimtar, me pasuri e të ngjashme, ashtu siç mba¬hen me farefisin besimtar.
E sa të shumta që janë ato hadithe në të cilat Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka porositur për mbajtjen e lidhjeve farefisnore! Ai (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Farefisi është i varur tek Arshi dhe thotë: “Ai i cili më mban dhe më vazhdon, atë Allahu e mbajtë dhe e vazhdof¬të, e ai i cili më ndërpren, atë e ndërpreftë Allahu!”
(Buhariu dhe Muslimi nga Aishja)
Ai (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë:
“Ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”
(Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra)
Gjithashtu ka thënë:
“Ai i cili dëshiron t’i shtohet rizku dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”
(Buhariu dhe Muslimi nga Enesi)
Prandaj, është obligim për njeriun që t’i mbajë lidhjet e rre¬thit të tij familjar, edhe nëse ata i ndërprejnë ato, ngase i Dër¬guari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk është mbajtës i lidhjeve shpërblyesi, por mbajtës i lidhjeve është ai i cili, kur farefisi i tij i ndërpren, i vazh¬¬don lidhjet.”
(Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah Ibn Amr Ibn As)
Ai gjithashtu ka thënë:
“Lëmosha dhënë varfanjakut ësthë sadaka, ndërsa sada¬ka¬ja dhënë ndonjë të afërmi është dy herë sadaka: mbajtje lidhjesh dhe sadaka.”
(Tirmidhiu nga Abdullah Ibn Omeri, ndërsa hadithi është hasen)
Ai gjithashtu ka thënë:
“Nuk hyn në xhenet shkëputësi.” d.m.th. shkëputësi i lidhjeve.
(Buhariu dhe Muslimi nga Xhubejr Ibn Mat’ami)

LIBRI Porosi profetike

Abdul Kader El Arnauti Allahu e mëshiroftë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here