THUAJE TË VËRTETËN EDHE NËSË ËSHTË…?

0
323

“… më ka urdhëruar që ta them të vërtetën, edhe nëse është e hidhur…”

Ta thuash të vërtetën është e hidhur. Atë nuk mund ta gëll¬¬titë askush përveç pronarëve të shpirtrave besimtarë. Për musli¬manin është e domosdoshme që ta thotë të vërtetën, porse kur ta thotë, patjetër lypset urtësi, e sidomos për ata që ftojnë tek Allahu i Lartë. I Lartësuari thotë:
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me kë¬shillë të bukur dhe polemizoji ata me atë që është me e mira.” (En-Nahl 15, 125)
Allahu i Madhërishëm ka marrë besën prej dijetarëve që ata të thërrasin në rrugën e Allahut të Lartësuar dhe të mos e fshehin diturinë. Thotë i Lartësuari:
“Dhe kur Allahu mori zotimin prej atyre që iu pat dhënë libri: “Që gjithsesi t’ua sqaroni atë nje¬rëz¬ve, e të mos e fshehni” – por ata e lanë pas dore atë për pak përfitime të kësaj jete, e sa punë të keqe që përfituan!” (Ali Imran 3, 187)
Nuk u lejohet thirrësve që të thërrasin me vrazhdësi dhe ashpërsi. Allahu i Lartësuari i ka thënë të Dërguarit të Tij (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem):
“Nga mëshira që Allahu ty ta dhuroi, ti ishe i butë ndaj tyre, e sikur të ishe i vrazhdë e zemër-ashpër, ata do të shkapërderdheshin prej teje.” (Ali Imran 3, 159)
Prandaj, thirrja në rrugën e Allahut të Lartësuar kër-kon durim dhe butësi me njerëzit, derisa të gjesh veshë që dëgjojnë, përndryshe kurrë nuk do të të pranojnë.

LIBRI Porosi profetike

Abdul Kader El Arnauti Allahu e mëshiroftë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here