1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ
“Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.”
Në cilën sure është cekur ky ajet dhe sa herë është cekur!?
– Në suren Shuara, është cekur gjithësej tetë herë ky ajet në të njejtën sure!
2. Kush e bëri këtë lutje;
لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” (Enbija; 87).
– Junusi alejhi selam!
3. Cila ishte fjala e cila e përsërisni shpesh të gjithë pejgamberët e Allahut!?
– Ishte fjala e Allahut, e cekur në Kuran;
يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ
“O populli im, adhuronie Allahun, ngase ju nuk keni zot tjetër pos Tij.”
4. Cilat ishin dy suret që i lexonte i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , në namazin e drekës dhe të ikindisë!?
– Suren Tarik dhe Buruxh!
5. Cila sure përfundon me cekjen e dy pejgamberëve!?
– Sureja A’la; صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ
“Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.” (A’la; 19).
Autor; Ali Abdulkadir el Murejshid
Nga arabishtja; Suad Shabani