Njerëzit Më Të Këqij Të Këtij Umeti –

Ebu Hurejre përcolli që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Më të këqijtë e umetit tim janë: ata që flasin shumë, ata që e zgjerojnë shumë të folmen, dhe ata që i mbushin gojët e tyre me fjalë. Më të mirët e umetit tim janë ata, që kanë moralin më të mirë”. Komente të dijetarëve rreth kësaj:  “… ata që flasin shumë …” u referohet personave që flasin vazhdimisht për gjëra të cilat nuk kanë vlerë në Islam. “… ata që e zgjerojnë shumë të folmen …” u referohet personave që pa maturi dhe vazhdimisht bëjnë llafe të kota.  “… ata që i mbushin gojët e tyre me fjalë …” u referohet personave që flasin gjatë.

“Më të mirët e umetit tim janë ata, që kanë moralin më të mirë”. Kjo u përmend bashkë me ata që flasin shumë, sepse, ai që e përmirëson moralin, i mat fjalët dhe veprat e tij. Ai flet rrallë për gjërat që nuk i hyjnë në punë. Ai mbron veten nga të folurit e tepërt, nga thashethemet, dhe nga zgjatja e bisedës. Njerëzit e vetëm që përshkruhen me këto tipare janë ata, që kanë karakter të keq, që janë arrogantë, dhe ata që e bëjnë veten të duken mirë duke i nënçmuar të tjerët.

Leave a Reply