NGJARJA ME KAB IBËN MALIKUN – PENDIMI I SINQERTË

0
235

 

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë në “Sahih”-un e tij përmend hadithin e një ngjarje të cilën e transmeton nga Jahja ibën Bukejri e ky nga Lejthi, nga Ukajli, nga ibën Shihabi nga Abdurrahman i biri i Abdullah ibën Kab ibën Malikut, i cili ishte shoqërues i Kabit kur u verbërua, ai thotë: Kam dëgjuar Kab ibën Malikun kur nuk morri pjesë në luftën e Tebukut.

Kab Ibën Malik tregon: “Asnjëherë nuk kam mbetur pa e ndjekur të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në çdo betejë që ai ndërmori, përveç betejës së Tebukut. Po kështu, nuk morra pjesë as në Luftën e Bedrit, por Allahu nuk qortoi askënd që nuk kishte marrë pjesë në të, pasi, në të vërtetë, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u nis të kapte karavanin e Kurejshëve, derisa Allahu bëri që muslimanët të përballeshin me armikun e tyre pa lënë takim. Unë isha i pranishëm natën e Besatimi së Akabesë me të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kur ne dhamë besën për Islam dhe unë nuk do dëshiroja ta ndërroja atë me Betejën e Bedrit, ndonëse Beteja e Bedrit është më e përmendur tek njerëzit se Besatimi e Akabesë.

Sa për luftën e Tebukut, kjo është ngjarja ime. Nuk kam qenë kurrë më i fortë dhe më i pasur sesa në kohën kur kundërshtova pejgamberin, sal-Allahu alejhi ve selem, në atë ekspeditë. Betohem në Allahun, kurrë më parë nuk kam pasur dy deve, përveçse në kohën e kësaj lufte. Sa herë që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, donte të ndërrmerrte ndonjë luftë, ai e fshihte qëllimin e vërtetë dhe e mbulonte atë duke folur për luftëra të ndryshme, derisa erdhi koha e asaj lufte, të cilën i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e ndërrmori në pikën e vapës, duke përballuar një udhëtim të gjatë, shkretëtirën dhe një armik aq të madh në numër. Prandaj pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, ua tregoi qartë muslimanëve vendin ku donte të shkonte, me qëllim që ata të mund të përgatiteshin siç duhet për luftën e tyre. Muslimanët që shkuan me të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ishin shumë saqë nuk mund të shënohej në regjistër.

Kabi vazhdon dhe tregon: Çdokush që kishte ndërmend të mungonte prej saj, mendonte se çështja e tij do të mbetej e fshehtë, në qoftë se Allahu nuk do ta nxirrte në shesh, duke zbritur shpallje. Kësisoj pra, i dërguari i Allahu, sal-Allahu alejhi ve selem, e ndërrmori atë luftë ndërkohë që frutat ishin pjekur dhe hija ishte e këndshme. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem dhe muslimanët bashkë me të u përgatitën për luftë. Edhe unë fillova të dal që të përgatitesha bashkë me ta, por u ktheva pa bërë gjë. Thosha me vete: “Unë mundem për të”-, kështu që vazhdova ta lë pas dore kohë pas kohe, derisa njerëzit u bënë gati dhe i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe muslimanët bashkë me të u nisën, ndërsa unë nuk kisha përgatitur asgjë për udhë. Thashë me vete: “Do të përgatitem për një ose dy ditë pas tij dhe pastaj do t’i arrij ata rrugës.” Mëngjesin e ditës që ata u nisën, dola që të përgatitem, por u ktheva pa bërë asgjë. Pastaj dola përsëri mëngjesin tjetër për të përgatitur ndonjë gjë, por prapë u ktheva pa bërë asgjë. Kështu, vazhdoi puna ime, derisa ata nxituan, ndërsa unë në këtë mënyrë e humba betejën. Edhe atëherë desha të nisem që t’i arrija. Ah, sikur ta kisha bërë një gjë të tillë! Por nuk kishte qenë e përcaktuar një gjë e tillë për mua. Kështu, kur dilja mes njerëzve (ata pak që kishin mbetur) pas largimit të të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, më pikëllonte fakti që nuk shihja askënd rreth meje, përveç ndonjërit të zhytur në hipokrizi ose të ndonjë tjetri të dobët, të cilin Allahu e kishte shfajësuar prej të dobtëve (për luftë). I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk më kishte kujtuar mua rrugës, vetëm pasi kishte arritur në Tebuk. Kur kishte qenë ulur mes njerëzve në Tebuk, kishte pyetur: “Ç’bëri Kabi?” Dikush nga fisi Beni Selimeh i thotë: “O i dërguari i Allahut! Atë e kanë penguar dy xhybet dhe krenaria e vetvetes!” Muadh Ibën Xhebeli i tha: “Ç’fjalë të keqe ke thënë! Betohem në Allahun! O i dërguari i Allahut! Ne nuk dimë për të, veçse të mirën.” Ndërsa i dërguari i Allahut rrinte i heshtur.

Kabi vazhdon dhe tregon: Kur mora vesh se pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, po kthehej me karavanin për në Medine, u zhyta në shqetësimin tim dhe fillova të mendoj arsyetime të rreme duke thënë me vete: “Me çfarë rsye ta shmang zemërimin e tij nesër?” Për këtë mora këshilla nga njerëzit e mençur të familjes sime. Kur u hap fjala se i dërgauri i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem i ishte afruar Medines, të gjitha shfajësimet e mia të trilluara më ikën nga mendja dhe unë e dija mirë se kurrë nuk mund të dilja nga kjo bela duke trilluar gënjeshtër, kështu që vendosa i bindur për të thënë të vërtetën. Kështu pra, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, arriti në mëngjes. Sa herë që kthehej nga udhëtimi, fillonte me xhaminë, falte dy rekate namaz dhe pastaj ulej për njerëzit. Kur ai i mbaroi të gjitha këto, erdhën ata që nuk kishin marrë pjesë në këtë luftë, shkuan dhe filluan t’i paraqesin atij arsyetime të trilluara dhe t’i betohen. Ata qenë pak më shumë se tetëdhjetë burra. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i pranoi arsyetimet e tyre (atë që shfaqnin ata), ua mori besën, iu lut Allahut që t’i falte ata dhe e la Allahun që të gjykonte të fshehtat e zemrave të tyre. Pastaj iu afrova unë dhe, pasi e përshëndeta, ai më bëri buzëqeshjen e një njeriu të zemëruar dhe më tha: “Eja.” Kështu, eca derisa u ula përballë tij. Ai më pyeti: “Ç’të ndaloi që të mos vish me ne? A nuk bleve dot ndonjë kafshë për t’i hipur?” Iu përgjigja: “Po. O i dërguari i Allahut! Betohem për Allahun! Po të isha ulur përpara kujtdo tjetër nga gjithë njerëzit e kësaj bote, përveç teje, do ta kisha dalur nga zemërimi i tij me një shfajësim. Betohem në Allahun, më është dhënë mundësia e polemizimit, por, betohem në Allahun, unë e di mirë se, në qoftë se sot do të të tregoj një rrenë që të kënaqesh me mua, padyshim që Allahu shumë shpejt do të të zemëronte ty me mua. Ndërsa po të të them të vërtetën, ndonëse ti do të inatosesh me mua, me këtë veprim unë shpresoj faljen e Allahut. Jo, betohem në Allahun, në të vërtetë nuk ka pasur asnjë arsye. Betohem në Allahun, nuk kam qenë më i fortë dhe më i pasur sesa isha kur nuk të ndoqa ty.”

Pas kësaj i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Sa i takon këtij, ky ka thënë të vërtetën. Ngrihu derisa ta gjykojë Allahu çështjen tënde!”

Unë u ngrita dhe shumë burra nga fisi Beni Selima më ndoqën nga pas dhe më thanë: “Betohemi në Allahun, kurrë nuk të kemi parë më përpara që të bësh ndonjë gjynah para këtij. Vërtet që ti dështove t’i sjellësh të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ndonjë arsye, siç bënë të tjerët që nuk u bashkuan me të në ekspeditë dhe do të të kishte mjaftuar lutja e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, që Allahu të ta falte gjynahun tënd.” Betohem në Allahun, ata vazhduan të më fajësojnë aq shumë, saqë desha të kthehem te pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem dhe të përgënjeshtroj vetveten, por u thashë: “A ka ndonjë tjetër që ka pësuar të njëjtin fat si unë?” Ata më thanë: “Po, janë edhe dy burra të tjerë që kanë thënë si ti, dhe të dyve iu tha e njëjta gjë si ty.” Pyeta: “Kush janë ata?” Më thanë: “Murara Ibën Rebi el-Amriu dhe Hilal Ibën Umeje el-Vakifiu.” Më përmendën dy burra të mirë që kishin marrë pjesë në luftën e Bedrit dhe të cilët ishin shembull i lartë për mua. Kur më përmendën ata të dy, vazhdova rrugën.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i urdhëroi të gjithë muslimanët që të mos na flisin vetëm ne të treve, nga të gjithë ata që nuk morën pjesë në luftë. Kështu, ne qëndruam larg njerëzve dhe ata ndryshuan sjelljen e tyre ndaj nesh, aq sa edhe toka në të cilën jetoja m’u bë si e huaj, si të mos e njihja fare. Kështu, ne vazhduam në atë gjendje për pesëdhjetë net. Sa për dy shokët shokët e mi, ata u mbyllën në shtëpitë e tyre duke qarë, ndërsa unë isha më i ri dhe më i qëndrueshëm se ata, prandaj dilja dhe falja namazin bashkë me muslimanët e tjerë, si dhe sillesha nëpër tregje, por askush nuk më fliste. Shkoja edhe tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe i jepja selam, kur ai ulej me njerëzit pas namazit dhe thosha me vete: ” A i lëvizi buzët pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, që të më kthejë selamin apo jo?” Pastaj falesha afër tij dhe i hidhja ndonjë shikim vjedhurazi. Kur unë filloja të falesha, ai kthehej nga unë, por, kur unë kthehesha drejt tij, ai e kthente fytyrën në anën tjetër. Kur kjo sjellje e ashpër e njerëzve ndaj meje zgjati shumë, u nisa dhe kapërceva murin e kopështit të Ebu Katadas, djalit të xhaxhait tim dhe njeriut më të dashur për mua. E përshëndeta por, betohem në Allahun, ai nuk ma ktheu përshëndetjen. I thashë: “O Ebu Katada! Të përgjërohem për Allahun! A e di se unë e dua shumë Allahun dhe të dërguarin e Tij?” Ai heshti. I thashë përsëri duke iu përgjëruar për hir të Allahut, por ai përsëri nuk foli. Iu luta për herë të tretë për hatër të Allahut dhe më tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Prej këtu sytë më kulluan lotë dhe u ktheva derisa kalova murin.

Një ditë, ndërsa po ecja nëpër tregun e Medines, papritur pashë një fshatar të krishterë nga Shami, i cili kishte ardhur të shesë drithrat e tij në Medine duke thënë: “Kush më çon tek Kab ibën Maliku?” Njerëzit filluan t’i tregojnë atij duke bërë me shenjë nga unë, derisa erdhi tek unë dhe më dha një letër nga mbreti i Gasanit. Në të shkruhej:

“… Dhe më ps: Kam marrë vesh se miku yt (pejgamberi, alejhi selam) të ka braktisur dhe është sjellë vrazhdë me ty. Megjithatë Allahu nuk do të të lë ty të jetosh në një vend ku ndjehesh i poshtëruar dhe ku të ka humbur e drejta. Eja, pra, tek ne dhe ne do të të ngushëllojmë!”

Kur e lexova thashë me vete: “Edhe kjo është një sprovë tjetër!” Pastaj e mora letrën, e futa në furrë dhe ndeza furrën me të.

Pasi kishin kaluar dyzet net nga pesëdhjetë të tilla, tek unë erdhi lajmëtari i të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe më tha: “I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, të urdhëron t’i rrish larg gruas tënde.” E pyeta: “A të ndahem?” Ai më tha: “Jo, vetëm rri larg saj dhe mos iu afro.” Po të njëjtin urdhër pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, ua kishte dhënë edhe dy shokëve të mi. I thashë gruas sime: “Shko te familja jote dhe rri me ta, derisa Allahu të gjykojë për këtë çështje.” Ndërkohë gruaja e Hilal ibën Umejes shkoi tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Umeje është burrë i vjetër dhe nuk ka kush t’i shërbejë. A do të të prishej qejfi, nëse unë do t’i shërbeja atij?” Ai i tha: “Jo, por ai nuk duhet të të afrohet ty.” Ajo i tha: “Betohem në Allahun, ai s’ka asnjë dëshirë për asgjë! Betohem në Allahun, ai nuk ka pushuar së qari qysh kur i ndodhi ajo që i ndodhi e deri këtë ditë!” Pas kësaj disa pjesëtarë të fëmiljes sime më thanë: “Sikur edhe ti t’i kërkoje të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ta lejonte gruan tënde të të shërbente ashtu siç e la gruan e Hilalit t’i shërbejë atij!” U thashë: ” Betohem në Allahun, nuk do t’i kërkoj leje të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, për të. Ku ta di unë, se çdo të më thotë i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nëse i kërkoj atij që ta lejojë atë të më shërbejë mua, ndërsa unë jam burrë i ri”.

Më pas, unë mbeta në atë gjendje edhe për dhjetë netë të tjera, derisa u bënë plot pesëdhjetë netë, qysh kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i kishte ndaluar njerëzit të na flisnin. Pasi fala namazin e sabahut mëngjesin e natës së pesëdhjetë, isha në çati në një nga shtëpitë tona dhe përderisa qëndroja ulur në atë gjendje të cilën Allahu e përshkruan në Kuran. M’u ngushtua shumë vetja, madje edhe toka më dukej e ngushtë me gjithë hapësirën e saj. Atëherë dëgjova zërin e dikujt që ishte ngjitur në kodrën Sal’in, duke thirrur me zë të lartë sa mundte: “O Kab Ibën Malik! Gëzohu!” Menjëherë rashë në sexhde dhe e dija se kishte ardhur çlirimi. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kur kishte qenë duke falur namazin e sabahut kishte njoftuar se Allahu e kishte pranuar pendimin tonë. Pastaj njerëzit dolën të na urojnë. Disa përgëzues shkuan tek dy shokët e mi, ndërsa një kalorës nxitoi të vinte tek unë. Në të njëjtën kohë dikush nga fisi Beni Eslem erdhi mbi kalë dhe u ngjit në mal. Sigurisht që zëri i tij ishte më i shpejtë se kali. Kur erdhi për të më përgëzuar ai që ia dëgjova zërin, hoqa këmishën dhe xhyben time dhe ia vesha atij për lajmin e gëzuar që më solli. Betohem në Allahun, atë ditë nuk kisha rroba tjera përveç atyre të dyjave. Pastaj mora hua dy rrobe të tjera, i vesha dhe u nisa drejt për tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem. Njerëzit më prisnin grupe- grupe, duke më uruar për faktin që Allahu e kishte pranuar pendimin tim. Ata thoshin: “Të urojmë që Allahu ta pranoi pëndimin.”

Kur hyra në xhami, pashë të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, të ulur mes njerëzve. Talha Ibën Ubejdilahu erdhi shpejt drejt meje, më shtrëngoi dorën dhe më uroi. Betohem në Allahun, asnjë nga muhaxhirët nuk u ngrit të vinte tek unë, përveç atij dhe unë kurrë nuk do t’ia harroj atë Talhasë. Kur e përshëndeta të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ai më tha me fytyrë që shkëlqente nga gëzimi: “Gëzohu në ditën më të mirë që ke kaluar qysh kur të ka lindur nëna!” I thashë pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem: “A është kjo falje prej teje, o i dërguari i Allahut, apo nga Allahu?” Ai më tha: “Jo, është nga Allahu.”

Sa herë që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, gëzohej, fytyra e tij ndriçonte si të ishte një copë hëne dhe ne të gjithë e dinim këtë cilësi të tij. Kur u ula përpara tij, i thashë: “O i dërguari i Allahut, për arsye se Allahu e pranoi pendimin tim, unë do ta jap gjithë pasurinë time sadaka për hir të Allahut dhe të të dërguarit të Allahut.” I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, më tha: “Mbaj diçka nga pasuria jote. Kjo është më mirë për ty.” Thashë: “Atëherë do të mbaj për vete hisen time të Hajberit”-, dhe i thashë: “O i dërguari i Allahut! Në të vërtetë, Allahu më shpëtoi për shkak të sinqeritetit tim, kështu që pjesë e pendimit tim është që të flas vetëm të vërtetën sa të jem gjallë.” Betohem në Allahun! Nuk njoh askënd tjetër nga muslimanët që Allahu ta ketë ndihmuar në sinqeritetin e tij në fjalë, sesa ç’më ka ndihmuar mua, qysh kur unë ia thashë atë të vërtetë të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem! Prandaj, qysh atëherë e deri më sot, kurrë nuk kam menduar të gënjej. Shpresoj që Allahu të më ruajë prej saj edhe në këtë pjesë jete që më ka mbetur.

Allahu i shpalli të dërguarit të Tij, sal-Allahu alejhi ve selem, ajetin: “Allahu, me të vërtetë, pranoi pendimin e Pejgamberit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve.” E deri tek fjala e Allahut: “O besimtarë! Druajuni Perëndisë dhe bëhuni me ata që janë të drejtë!.” (Sureja Teube, 117-119)

Betohem në Allahun! Kurrë Allahu nuk më ka dhuruar mirësi më të madhe, pas udhëzimit tim në Islam, sesa sinqeriteti im ndaj të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, të mos isha prej atyre e ta gënjeja. Gënjeshtra do të më kishte sjellë shkatërrimin, ashtu siç u shkatërruan ata që gënjyen, sepse Allahu i përshkroi ata që mashtruan me cilësitë më të këqija që Ai ka përshkruar ndokënd tjetër, kur zbriti ajetet: “Ata betohen në Perëndinë, kur të ktheheni ju te ata, që të shmangeni prej tyre.” Deri tek ajeti: “Allahu, me siguri, nuk është i kënaqur me popullin ngatërrestar.”(Sureja Teube, 95-96).

Kurse ne të tre ndryshonim plotësisht nga ata, arsyet e të cilëve i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i pranoi betimit të tyre. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u mori atyre besën dhe iu lut Allahut që Ai t’i falte ata, ndërsa çështjen tonë e la pezull, derisa për të gjykoi Allahu. Dhe tamam për këtë Allahu thotë: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që munguan atëherë.” (Sureja Teube, ajeti 118)

Ajo që thotë Allahu në këtë ajet nuk bën fjalë për faktin që ne nuk morëm dot pjesë në luftë, por e ka fjalën për vonesën nga pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, për të gjykuar për çështjen tonë dhe për ta dalluar atë nga çështja e atyre, të cilët iu betuan atij dhe ai i fali ata duke ua pranuar atyre shfajësimet dhe arsyet që paraqitën.”

Dobi e urtësu të cilat i përfshinë kjo ngjarje, prej tyre:

  1. Lejohet që njeriu të flet për lëshimet e mangësitë e tija në bindje ndaj Allahut dhe ndaj të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për shkaqet që shpiejnë në të, për pasojat që sjellë, duke tërhequr vërejtjen e duke këshilluar, duke treguar rrugët e hajrit dhe rrugët e sherrit, për pasojat që sjellin, gjërat që janë më me rëndësi.
  2. Lejohet njeriu ta lavdëron veten, nëse ka dobi në të, nëse nuk është nga mendjemadhësia e krenaria mbi të tjerët.
  3. Besatimi në Akabeh është një nga ngjarjet më të mira. Saqë Kabi nuk e shihte të jetë ndër luftën e Bedrit
  4. Ushtria nuk kishte regjistër. Nëse prijësi e sheh si të dobishme të fsheh ca gjëra që janë me rëndësi të ushtarëve të tij, e të mashtron armikun, i lejohet, apo përcaktohet sipas dobisë.
  5. I pari i cili formoi administratë ushtarake është Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që është një ng traditat e tija, të cilën na e urdhëroi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, që ta ndjekim, pasi që u shfaq dobia dh enevoj e muslimanëve për të.
  6. Shpetimi për të arritur shansin e veprimit të adhurimit. Njeriu duhet të kujdeset për ta arritur e të shpejton, të mos vonohet e të mos e anashkalon, sidomos nëse nuk është i sigurtë në mundësitë e tija dhe shkaqet për ta arritur. Vullneti dhe ambicija shumë shpejt shuhen, dhe shumë pak përqendrohen, Allahu e ndëshkon atë person të cilit ia hap një derë të hajrin e ai nuk e shfrytëzon, duke ndërhyrë mes zemrës dhe dëshirës së tij, e nuk mund ta arrijë më pas, si një lloj ndëshkimi për të. Ai i cili nuk i përgjigjet Allahut dhe të dërguarit të Tij, kur thirret, Allahu ndërhyn mes zemrës dhe vullnetit të tij, e nuk arrin t’i përgjigjet më pas. Allahu thotë: “.” (Sureja Enfal, ajeti 24). Kështu Allahu tregoi për këtë në fjalën e Tij “.” (Sureja Enamë, ajeti 110) dhe Allahu thotë: “.” (Sureja Saf, ajeti 5) dhe thotë: “.” (Sureja Teube, ajeti 115). Dhe ajete të tilla janë të shumta në Kuran.
  7. Nuk kundërshtonte të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, përveç hipokritit, njeriut të arsyetuar apo atë që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e arsyetoi, duke e lënë përgjegjës për ndonjë detyrë në Medine, apo për një dobi tjetër.
  8. Mbulimi e fshehja nëse sjell një të keqe, nuk lejohet.
  9. Udhëheqësi, përgjegjësi nuk duhet të neglizhon atë që mungon në dis çështje, por duhet ta kujton, që personi të kthehet, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kur ishte në Tebuk pyeti: {farë bëri Kabi? E nuk përmendi askënd tjetër pos tij nga ata që munguan, duke pasur parasysh e duke e konsideruar të mirë, dhe njëkohësisht për të mos u interesuar për hipokritët.
  10. Udhëheqësi apo personi autoritativ duhe të kujton gabimtarët për pendim.
  11. Lejohet t’i kundërpërgjigjet akuzuesit nëse supozohet se qëndrimi i tij është mdëyshje e gabim, sikur që i tha Muadhi atij që akuzoi Kabin për mungesën e tij në luftë: “{‘fjalë të keqe ke thënë! Nuk dijmë rreth tij diç tjetër pos se të mira. E i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk mohoi fjalët e asnjërit prej të dyve, por heshti.
  12. Është prej sunetit që njeriu kur të kthehet nga udhëtimi e të hyjë në qytetin e tij duke qenë me abdes e të fillon së pari me xhami para se të shkon në shtëpi, të falë dy rekate namaz, të ulet me njerëzit e më pas të skojë në shtëpinë e tij.
  13. Gjykimi bazuar në veprat e dukshme. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, pranonte atë që shfaqnin prej atyre që shfaqën islamin prej hipokritëve, duke lënë çështjen e tyre tek Allahu, miratonte mbi ta dispozitat bazuar në atë të dukshmen e nuk ndëshkonte për gjërat që nuk i dinte se kush prej tyre fshehej.
  14. Buzëqeshja e nevrikosur. Buzëqeshja mund të jetë e nevrikosur sikur që mund të jetë e habisë, e gëzimit, ngse secila prej tyre shkakton shtrirje e shpërthim të gjakur, për këtë edhe shfaqet e kuqja në fytyrë, e si asojë e saj ngjallet gëzimi apo hidhërimi që manifestohet me një buzëqeshje, kështu që mos u mashtro me buzëqeshjen e tjetrit sidomos kur është nga qortimi, sikru që thuhet; nëse sheh dhëmbët e luanit të shfqura, mos mendo se luani po të buzëqeshet.
  15. Allahu begatoi Kabin dhe dy shokët e tij, pasi ata erdhën dhe e thanë të vërtetën, e nuk i nënçmoi që të gënjejnë e të arsyetohen me pa të drejtë, të cilët u gëzuan në moment por që fundi ishte i keq, ndërs abesnikët në moment u lodhën, por që më pas i priti e mira, shpëtimi, dhe për këtë u krijua dynjaja e ahireti. Fillimet e hidhura janë të ëmbla në fund, ndërsa fillimet e ëmbla janë të hidhura në fund.
  16. Duhet që njeriu të kundërshton barën fatkeqësisë duke marrë për shembull dikë që ka përjetuar të njejtën gjë. Dhe Allahu aludoi në këtë me fjalët e Tij: “.” (Sureja Nisa, ajeti 104). Është kjo ndjenjë të cilën Allahu ua ndaloi bnorëve të zjrrit me fjalët e Tij: “.” (Sureja Zuhruf, ajeti 39).
  17. Zuhriu pretendoi se këta dy persona ishin prej atyre që morrën pjesë në luftën e Bedrit, por që një mendim i tij nuk qëndron ngase nuk është përmendur nga askush prej historianëve të përmend kët dy person të kenë qenë prej atyre ën Bedr.
  18. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ndaloi që t’ju flitet këtyre tre personave për t’i edukuar dhe është një provë e besnikërisë së tyre, dhe provë për gënjeshtrën e të tjerëve, deshi që t’i injoron të sinqertit për t’i edukuar, për shkak mëkatit që kishin vepruar, ndërsa mëkati i hipokritëve është më i madh sesa të trajtohet me injorim, ndaj ilçi i kësj sëmundje nuk vepron në sëmundjen e hipokrizisë, e s që i bën dobi. Kështu vepron Allahu i Madhëruar vepron me robërit e Tij gjatë ndëshkimit për mëkatet e tyre, kështu e edukon robin besimtar të cilin e do, dhe është i nderuar tek Ai, për çdo rrëshqitje e gabim Ai ia tërheq vërejtjen, ndërs ai i cili nuk ka peshë në Sytë e Tij, nuk ka vlerë, e le atë me mëkatin e tij, dhe saherë që vepron një mëkat, i jep begati, e i mashtruari mendon se kjo është nderim për të, e nuk e di se është vetëm se nënçmim dhe se dëshiron ta dënojë ashpër, ta ndëshkojë me ndëshkim të pafund, sikur që është përmendur në hadithin e njohur: “Kur Allahu ia do të mirën një robi i përshpejton atij dënimin në këtë botë, e nëse ia dëshiron të keqen e ndal nga ai dënimin në këtë botë, e kthehet në ditën e Kiametit me mëkatin e tij.”
  19. Ky hadith është argument se lejohet që udhëheqësi, dijetari e të ngjashëm të ndërpresin raportet me një i cili meriton të qortohet, dhe kjo shkëputje e lidhjeve të jetë shërim për të, por të mos e tëpron me shërim, të mos e tepron me ssinë, metodën e t shktërron, ngase qëllimi është të edukohet personi e jo të shkatërrohet.
  20. Injorimi e vrazhdësia është argument për një zemër të gjallë. Fjala e tij: “saqë toka mu bë e panjohur, nuk është jo që unë e njoh” këtë injorim nga ai që frikohet, i brengosuri, i mërzituri e ndjen në tokë, në pemë, në çdo bimë, e gjen edhe tek i i cili nuk e njeh gjendjen e tij prej njerëzve, e ndjen këtë edhe mëkatari në masë të mëktit të tij po edhe në sjelljen e bashkëshortes, fëmijës, kafshës, e ndjen edhe në veten e tij, e injoron edhe vetja e tij sikur të mos jetë vetë ai, sikur familja, shokët, e dashamirët të mos jenë ata që i njeh. Kjo është një fshehtësi nga Allahu, të cilën gjë e njeh çdo secili pos ai që zemra e tij është e vdekur, dhe për aq sa zemra e tij është e gjallë për aq e ndjen këtë injorim e vrazhdësi.

Plaga të vdekur dhimbje nuk i shkakton

Padyshim që ky injorim e vrazhdësi për hipokritët ishte më e madhe, por pasi që zemrat i kishin të vdekura nuk ndjenin. Kështu është ku sëmundja e mund, e shtohet dhembja me mëkate e krime, e nuk e has këtë injorim e këtë vrazhdësi, që është një shenjë e gjendjes së keqe, dhe se ai ka humbur shpresa të shërohet nga kjo sëmundje, mjekët janë dorëzur nga mjekimi, frika e brenga me dyshim, ndërsa siguria e gëzimi është në largim nga mëkati.

Në këtë masë mund të përfitojë besimtari largpamës, nëse i provohet me një gjë tillë e më ps kthehet, i përfiton dobi të mëdha e nga shumë aspekte, të cilat nuk arrijmë dot t’i numërojmë, poqëse prej tyre nuk ka asnjë dobi pos përjetimit të shenjave profetike e shijimin e gjërave të njejta për të cilat ai lajmëroi, kështu të besuarit në të bëhet e domosdoshme, dhe ajo që ai ka përjetuar nga të këqijat e mëkateve që ka vepruar e nga të mirat e adhurimeve prej provave të vërtetësisë profetike të cilat prova ndjehen me anë të shqisave, të cilat nuk mund t’u vihet dyshimi, njejtë sikur një person i cili të informon se kjo rrugë posedon rreziqe e frik, e këtë e atë, në detaje, nëse ti e kundërshton e më ps sheh të njejtën që të ka informuar, padyshim që do dëshmosh për besnikërinë e tij në veten tënde për të njejtën gjë që e ke kundërshtuar, por, nëse e ndjek vetëm rrugën e sigurtë dhe nuk has në atë frikë gjë, ai edhe pse ka dëshmuar besnikërinë e informuesit për të që ka përfituar nga e mira dhe fitimi në detaje, dije e tij mbi to është dije e përgjithshme.

  1. Arsyej e mungimit nga namazi me xhemat nga dy shokët e Kabit. Hilal ibën Umeje dhe Mirara qëndruan në shtëpi, e faleshin në shtëpitë e tyre duke mos prezentuar namazin me xhemat, gjë që tregon se ndërprejra e raporteve të muslimanëve me një person e bën të lejuar mosprezentimin e namazin me xhemat, apo të thuhet se ndërprerja e plotë e raporteve është të mos prezentojë edhe në namazin me xhemat. Thuhet se Kabi mirrte pjesë në namazin me xhemat, e i dërguari i Allahut nuk e ndalonte e as që i qortonte ta dy për mosprezencë. Kështu që thuhet se kur muslimanët u urdhëruan t’i ndërprejnë raportet me ta; nuk i urdhëronin e as që i ndalonin, e as që flisnin me t, kështu kush prezentonte në xhami nuk ndalohej, e kush nuk prezentonte nuk i flitej. Apo thuhet se ata dy ishin të dobët dhe të paaftë të dalin, për këtë Kabi thoshte: “ndërsa unë isha më i ri dhe më i qëndrueshëm se ata, prandaj dilja dhe falja namazin bashkë me muslimanët e tjerë.”
  2. Kthimi i selamit nuk është obligativ ndaj atij që është injoruar. Fjala e tij: “Shkoja edhe tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe i jepja selam, kur ai ulej me njerëzit pas namazit dhe thosha me vete: ” A i lëvizi buzët pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, që të më kthejë selamin apo jo?” Është një argument se kthimi i selamit atij që është injoruar nuk është obligativ, ngase poqëse të ishte obligim nuk do përpiqej ta dëgjonte.
  3. Hyrja në shtëpinë e tjetrit pa lejen e tij. Fjala e tij: “Kur kjo sjellje e ashpër e njerëzve ndaj meje zgjati shumë, u nisa dhe kapërceva murin e kopështit të Ebu Katadas.” Është argument që lejohet njeriu të hyjë në shtëpinë e dashamirit të tij, apo fqiut, nëse di pajtueshmërinë e tij edhe nëse nuk i kërkon leje.
  4. Thënia: Allahu dhe i dërguari i Tij e dijnë. Kur Ebu Katadeja i tha Kabit, është argument se kjo thënie nuk është fjalë e bisedës drejtuar Kabit, që nëse njeriu betohet se nuk do i flet një personi tjetër e më pas e thot këtë thënie, si përgjigje, nuk shpaguan, sidomos nëse nuk e ka për qëllim t’i flet, sikur që shihet nga rasti i Ebu Katades.
  5. Sprovimi i Kabit me letrën e mbretit të Gasanit. Ishte një sprovë nga Allahu, një testim i besimit, dashurisë ndaj Allahu dhe të dërguarit të Tij, me këtë shfaqi para sahabëve se ai nuk është dobësuar në imanin e tij për shkak injorimit nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe muslimanëve, e as që mbante dëshirën për autoritet e sundim e të braktiste fesë pas injorimit, kjo është një pastrim nga Allahu për të nga hipokrizia, shfaqje e besimit të fortë dhe besnikërinë e tij nda profetit dhe muslimanëve, një dhunti e përsosur nga Allahu oër të, dhe mëshirës së Tij ndaj Kabit, kjo sprovë e nxjerr në shehs thelbin e një njeriu, të fshehtën, është si fërkatari i cili e nxjerr të keqen nga e mira.
  6. Shkatërrimi i gjërave që mund të jenë të dëmshme për fetarizmin. Fjala e tij: “Pastaj e mora letrën, e futa në furrë dhe ndeza furrën me të.” Është një nxitim për të shkatërruar çdo gjë nga e cila frikohet se mund të shkaktojë dëm në fenë e një personi, ai i cili është i vendosur nuk pret e s që vonon; sikur një lëng i cili arrin gradën e alkoolit, apo një libër i cili mund të jetë i dëmshëm, kështu që vendosmëria është nxitimi për ta shkatërruar e për ta zhdukur.
  7. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, urdhëroi që këta tre të mos i afrohen grave të tyre kur kaluan katërdhjetë netë, si një përgëzim që i paraprinë lehtësimit e lirimit, dhe atë në dy aspekte;

Aspekti i parë: fjalët drejtuar atyre dhe dërgimin e personit që t’ua përcjell ato fjalë, pasi që vetë ai nuk u fliste.

Aspekti i dytë: nga veçoria e urdhrit për të qëndruar larg bashkëshorteve është një vërejtje dhe udhëzim për ta për seriozitet dhe mund në adhurime, të shtrëngojnë rrypin e të largohen prej dëfrimeve, kënaqësive, duke këmbyer atë me qasje ndaj adhurimit, e që kjo është një lajmërim për çlirimin e afërt, dhe se ka mbetur vetëm se pak lodhje.

Ngjashëm me këtë tregim; në kohë të sezoneve të adhurimeve duhet të largohemi prej bashkëshorteve, sikur që është koha e qëndrimit në ihram, koha e qëndrimit në i’tikaf, koha e agjërimit, e i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, deshi që kjo peridhë e fundit të jetë për ta si ditët e ihramit e agjërimit në shpenzimin e kohës në adhurime, e nuk i urdhëroi për këtë gjë që në fillim në formë mëshire dhe butësie për ta, pasi që mund të dobësohej durimi i tyre ndaj bashkëshorteve për gjithë atë kohë, kështu ishte butësi e mëshirë për ta të urdhërohen në ditët e fundit, sikur që urdhërohet edhe haxhiu prej ditës kur të vesh ihramin e jo edhe prej kohës kur vendos të shkoë në haxh.

  1. Shkurorëzimi nuk është i vlefshëm nëse nuk është me qëllim. Fjala e Kabit drejtuar bashkëshortes së tij: “Shko tek familja jote.” Është argument se me këtë shprehje nuk konsiderohet shkurorëzim përderisa nuk e ka për qëllim.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here