Në shoqërinë e Profetit a.s

0
204

Në Siri, është një lagje e cila mban emrin Saruxhe. Në këtë lagje gjendet një xhami, e cila njihet si xhamia e trëndafilit. Një herë e një kohë, në këtë xhami shërbente një hoxhë dhe predikues shumë i aftë, orator dhe njeri i mirë.

Një natë, hoxha shikon në ëndërr profetin Muhamed a.s, i cili i thoshte:”Fqinji yt, filani, do të jetë në shoqërinë time në xhenet!”

Fqinji i hoxhës ishte një dyqanxhi i thjeshtë, i cili shiste gjalpë dhe produkte qumështi. Ndërkohë që vetë hoxha, kishte mbaruar gjithë atë shkollë, ishte orator dhe punonte natë e ditë për njerëzimin. Kjo gjë e mërziti.

Duke dashur ti japë një përgjigje pyetjeve që i lindnin në kokë, vajti tek shtëpia e fqinjit të tij, trokiti dhe kur ia hapën derën i tha:”Pasha Zotin kam ardhur me një sihariq nga profeti Muhamed a.s. Por, nuk do të ta them, derisa të më tregosh se çfarë vepre të mirë ke bërë të cilën e di vetëm ti dhe Zoti.”

Mesa duket dyqanxhiu refuzoi fillimisht, por duke parë insistimin e hoxhës, pranoi ti tregojë.

Ai i tha:”Para disa kohësh, u martova me një grua dhe pesë muaj pas martese, ajo lindi. Ishte një shtatzani e rregullt, nëntë mujorshe dhe kjo do të thoshte që fëmija nuk ishte i imi.

Kisha të drejtë ta divorcoja, kisha të drejtë ta demaskoja dhe të gjithë njerëzit do të qëndronin në krahun tim, edhe familjarët e saj. Por unë vendosa ta nxis që të pendohet nga ajo që kishte vepruar dhe të fillojë një jetë të re.

Me të lindur, në mëngjes herët e mora foshnjën, e mbështolla me një pëlhurë dhe dola jashtë. Kur imami i xhamisë filloi të falë sabahun bashkë me xhemat, e lashtë foshnjën tek dera e xhamisë së trëndafilit dhe hyra brenda. Pasi përfundoi namazi, foshnja filloi të qajë dhe besimtarët u grumbulluan përreth tij. “Një fëmijë i braktisur!” bërtiti dikush.

Unë u afrova dhe u thashë:”E hajrit qoftë! Do e marr unë për të kujdesur për të! Ma jepni!”

Banorët e lagjes e morën për fëmijë të braktisur, ndërkohë që unë ia ktheva sërish të ëmës. Kjo është vepra e vetme të cilën e di vetëm Zoti, unë dhe ime shoqe!”

Pozita që secili prej nesh gëzon tek Zoti, varet nga punët e mira që bën, varet nga kontributi social dhe dashuria për njerëzit.

Porta e mirësisë është e hapur dhe qëndron e hapur gjatë gjithë jetës, kushdo që vë këmbë aty, ka garantuar lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here