Në Islam pikëllimi s’është i kërkuar, madje as i preferuar!

0
513

Të ndjehesh i pikëlluar, këtë e ke të ndaluar. Fjala e Krijuesit tënd të ka urdhëruar …e mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht)” (Kur’an 3:139). Gjithashtu thotë: “Ti mos u pikëllo për ata” (Kur’an 16:127), dhe në mënyrë mohore thotë: Për ata nuk ka as frikë, e as që do të brengosen” (Kur’an 2:38).

Brengosjet e thella të dobësojnë fuqinë aktive, të mbjellin ftohtësi dhe ngurtësi në shpirt si dhe të bëjnë të bllokuar para lëvizjes jetësore. Pikëllimi të ndal dhe të bën të palëvizshëm, të zhduk përparimin personal, ta vdes zemrën që mezi pritet nga djalli i mallkuar. Djalli mbjell dëshpërim dhe t’i lidh këmbët që të mos ecësh në gjerësinë që ke para syve. Allahu [xh.sh.] thotë: “Bisedën e ftohtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan” (Kur’an 58:10).

Muhammedi [s.a.v.s.] në një thënie të tij ndalon tri gjëra, njëra nga të cilat është: Dhe të bisedojnë fshehurazi dy vetë e të tretin ta lënë anash, ngase kjo shkakton shqetësim tek ai. ” Mos u përpiq të lëshosh dëshpërim mbi fytyrat e besimtarëve, sepse ky është ves i ulët moral, përderisa dëmton dhe lëndon shpirtëra. Besimtari i vërtetë e ka për detyrë ta dëbojë këtë virus dhe të mos dorëzohet para tij, duke përdorur lutje Allahut [xh.sh.] që
janë më të fortat mbrojtëse. I Dërguari i Allahut [xh.sh.], Muhammedi [s.a.v.s.], është lutur e ka thënë: “Zoti ynë, prej Teje kërkoj ndihmë dhe Ty të lutem të më mbrosh nga brengosja dhe pikëllimi.” Pikërisht në këtë hadith janë përmendur të dyja, njëra pas tjetrës, dhe dallimi ndërmjet këtyre dy fjalëve është: Nëse e keqja që të kalon nëpër zemër i takon së ardhmes, ajo të lëshon brengë në zemër; e nëse është që e ke kaluar por s’e ke harruar, ajo të ka lënë të pikëlluar. Por që të dyja: qoftë ajo që do të ndodhë e do brengosemi, apo ajo që kaloi e na la pikëllimin, janë shigjeta që vrasin zemren e shkatërrojnë trupin. Nëse dëshiron të dish edhe më tepër, po të them se pikëllimi
i tepërt është si drogë që t’i hedh mendtë dhe si helm që të helmon shpirtin. Pikëllimi bën që fjala shpresë në trurin tënd të fshihet e të mos ekzistojë më fare, e nëse nuk ke shpresë, s’ke as besim, sepse ata që humbin shpresën janë populli jobesimtar. T’i hedhim këtu një vështrim ajetit kur’anor, ku banorët e Xhennetit, pasi që të hyjnë në të, do të thonë: “Falenderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat” (Kur’an 35:34).

Nga kjo nënkuptojmë se në këtë botë u patën mbuluar me pikëllime e brengosje, ashtu siç u ranë fatkeqësira të tjera që ndodhin pa zgjedhjen dhe dëshirën e tyre. Nëse Allahu [xh.sh.] dëshiron ta provojë robin e Tij, i lëshon pikëllimin si fatkeqësi, ku nuk ka rrugëdalje tjetër për ta shmangur atë pos t’i bëjë lutje Allahut [xh.sh.] që t’ia largojë, e nëse qëndron durimtar mbi këtë dëshpërim të madh, Allahu [xh.sh.] e shpërblen për durimin që tregoi. Këtu kemi ajetin tjetër ku Allahu [xh.sh.] thotë: “Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t’i bartur me kafshë, u the: ‘Nuk kam me se t’ju bart.’ Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse s’kishin me se të pregatiteshin nga sytë e tyre rridhnin lotë”

(Kur’an 9:92).

Ndodh që prej lexuesve të shtrohet pyetja e të thonë: për ç’arsye thoni se pikëllimi e brengosja janë të ndaluara dhe se nuk i lejohet besimtarit ta shkatërrojë veten me shqetësime të tepërta,
kur shohim qartë se Allahu xh.sh, në këtë ajet kur’anor i thekson me lëvdata ata që u pikëlluan?! Përgjigjemi: Këtu nuk lëvdohen për arsye të pikëllimit, se nuk do të ishte e drejtë dhe precize të themi se brengosjet janë të ndaluara e pastaj të kthehemi e të themi se tek Allahu xh.sh janë të lavdëruar e të lartësuar ata që pikëllohen dhe jetojnë me lot në sy. Ata, që u shqetësuan dhe nga pikëllimi nxorën lot, sytë e tyre u lëvduan jo pse mbeten në pikëllim, por për shkak të qëllimit që shkaktoi pikëllimin. Allahu lëvdoi besimin e
fshehtë që mbartnin zemrat e syve lotues, pra lëvdoi fuqinë e besimit të tyre që i bëri të pikëlluar, ngase dëshironin të shkonin në luftë me Pejgamberin [s.a.v.s.], por për shkak se nuk kishin me se të udhëtonin ata u kthyen duke qarë. Ata u pikëlluan, kurse dyftyrëshit u gëzuan, kur kundërshtuan urdhërin e Pejgamberit
[s.a.v.s.], bile edhe të tjerëve u thanë të mos shkojnë, pastaj u tallën me besimtarët. Allahu [xh.sh.] tha: qeshni në këtë botë, por
kjo është koha e shkurtër, keni për të qarë në Ahiret (botën tjetër) pa pushim. Kurse hadithi tjetër i të Dërguarit të Allahut [s.a.v.s.] “Çdo fatkeqësi që i bie besimtarit, qoftë brengosje apo pikëllim i fortë, nëpërmjet tyre Allahu [xh.sh.j e fal robin dhe ia fshin atij mëkatet.” Këtu nënkuptohen: vuajtjet, torturat, vështirësitë dhe gjithçka që prish gëzimin e mbjell hidhërimin dhe mërzinë. Nëpërmjet këtyre fatkeqësive njerëzit pastrohen nga mëkatet. Këtu duhet të qartësohet diçka. Besimtarit nuk i lejohet t’i lutet Allahut [xh.sh.] që të lëshojë mbi ne fatkeqësi dhe brenga e të mendojmë se kjo lutje është pjesë e adhurimit. Sikur kjo të kishte qenë
e vërtetë do të kishte qenë më i dashuri i Allahut [xh.sh.], Muhammedi [s.a.v.s.], i pari që do i lutej Allahut të jetonte në pikëllime e mjerime. Si mund të ndodhë kjo, kur Muhammedi [s.a.v.s.]  ishte me karakter të butë, fytyrëqeshur, zemërbardhë, dhe në fytyrën e tij të ndershme shiheshin gjithmonë shenja gëzimi. Ndërsa hadithi që transmeton Hind ibn Ebi Jala, në lidhje me virtytet e të Dërguarit [s.a.v.s.], ku thotë se “Ishte Muhammedi [s.a.v.s.] ai i cili jetoi në pikëllim pas pikëllimi” nuk është i vërtetë dhe në zinxhirin e trasmentuesve ka persona që nuk njihen dhe gjithashtu nuk merret si argument, ngase kundërshton haptazi realitetin e personalitetit të të dashurit tonë, Muhammedit
[s.a.v.s.]. Si mund të ishte Pejgamberi [s.a.v.s.] ai i cili gjithmonë rrinte në pikëllim kur dimë se Allahu [xh.sh.] e mbrojti nga shkaqet që mund t’i sillnin pikëllim në këtë botë, madje ia ndaloi edhe të mendonte rreth fjalëve dhe shpifjeve që i bënin të pafetë. Allahu [xh.sh.] e pastroi Muhammedin [s.a.v.s.] nga gabimet në përgjithësi para dhe pas shpalljes së pejgamberisë! Atëherë përse të
mbetej i pikëlluar?! Dhe nga t’i vinte pikëllimi?! Si mund të depërtonte ai në zemrën e tij [s.a.v.s.] kur ai [s.a.v.s.] ishte dhe mbeti më i dashuri i Allahut [xh.sh.] gjatë gjithë historisë njerëzore. Ishte i
mbushur me dhikër dhe përkujtim të Allahut [xh.sh.], i pajisur me udhëzime e përforcime në rrugën e drejtë, i sigurt në premtimet e Allahut [xh.sh.], i kënaqur me vendimet e Allahut [xh.sh.] dhe urdhërat e Tij. Jo vetëm kaq, por ai gjithmonë ka mbjellur dashuri tek të tjerët. Fytyra dhe goja i ka qëndruar e qeshur dhe kurrë s’ka qenë i
pikëlluar. Bekimet dhe përshëndetjet e Allahut xh.sh qofshin mbi të. Këtu duhet të cekim edhe një gjurmë tjetër: ”Nëse Allahu e do robin e Tij ia fut në zemër pikëllimin dhe ia bën të dashur të qajturit, e nëse e urren i fut në zemër gëzimin dhe ia bën të dashur kënaqësitë”. Kjo thënie i bie ndesh shpirtit të kësaj Feje dhe thuhet se gjendet në Teurat, por e shpikur nga dora e njeriut. Sidoqoftë, nuk e marrim si argument se s’jemi të sigurtë nga e ka
rrjedhën, por ia marrim kuptimin që e ka të vërtetë, besimtari është i pikëlluar ndaj mëkateve të tij, kurse pabesimtari është i kënaqur dhe sa s’fluturon nga gëzimi që ka ndaj mëkateve të tij, e nëse shohim thyerje në zemrat e të mirëve, qarje e lot, këtë e bëjnë kur t’u kalojë dobia nga dora, kur nuk arrijnë në shkallë të lartë dhe kur punojnë të ligat, në kundërshtim me pikëllimin e mëkatarëve që pikëllohen kur iu ikën kënaqësia, fitimi, e këndshmja dhe qëllimet e kësaj dynjaje, pra, pikëllimin, mërzitë, dhe brengosjet i kanë për këtë botë. Kurse fjala e Allahut [xh.sh.] për pejgamberin e Tij, Jakubin [a.s.] …e nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi)”

(Kur’an 12:84) është vetëm treguese e gjendjes së fatkeqësisë së tij që i ndodhi për shkak të humbjes së të birit dhe të dashurit të tij. Pra, duhet ta jetosh lumturinë dhe të kërkosh lutje për rehati  shpirtërore, të kërkosh prej Allaut [xh.sh.] të kesh jetë të mirë e të kënaqshme, mendime të mira, ngase kjo është prej begative të kësaj bote, saqë është thënë: Vërtet në dynja ka një xhennet,
kush s’hyn në të, nuk mund të hyjë në Xhennetin e Ahiretit (botës gjetër). Allahu xh.sh është i Vetmi Përgjegjës që na zgjeron gjokset me dritën e bindjes, na udhëzon zemrat në rrugën e drejtë, dhe na mbron nga jeta e ngushtë dhe e vështirë.