Ndryshimi bibles sipas Kuranit dhe Bibles

0
293
Është fakt i pranueshëm dhe nga kristianët se bibla nuk e ruan autocintetin e vetë .Ajo ka pësuar ndryshime gjatë kohërave të cilat jo vetëm i ndryshuan fjalët e saj por dhe kuptimet.

Jezusi u tregoi hebrejve se ato kishin bërë ndryshime në bibël duke i shmangur mësimet hyjnore dhe duke shkruar në bibël traditat hebreje.

“Kështu ju e keni bërë të pavleshme Fjalën e Perëndisë për shkak të traditës suaj” !.(Mateu 15/6)

Ai u tregon atyre se doktrinat e tyre janë urdhëresa njerzore dhe jo shpallje hyjnore.

“Dhe me kot më adhurojne duke mësuar doktrina qe janë urdherime nga njerzit(Mateu 15/9)”

Për këtë shkak Jezusi u shpjegoi hebrejve të gjithë historitë e profetëve më qëllim që traditat e tyre të dalloheshin.

Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.(Luka 24/27)

“Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar..(Mateu 5/17)

Mirëpo askush prej tyre nuk u përpoq ti shkruante ato.

Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Gjoni 20/30)

Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t’i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen(Gjoni 21/25)

Jeremia

Pikërisht shtrembërimet biblike të fjalavë të Zotit dhe shpalljeve hyjnore të tij janë cituar dhe nga profetë të tjerë.

Si mund te thoni, ‘ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne’? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter. ( Jeremia 8/8)

Prandaj ja”, thotë Zoti, “Unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.
(Shiko Isaia 37 dhe krahasoje me Librin e II Te mbreterve 19 jane te dyja njesoj)

Ja”, thotë Zoti, “unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: “Ai(Zoti) thotë”… Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Përëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Përëndia ynë.( Jeremia 23/3—31,36)

Isaia

Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(Isaia 24/5)

Pikërisht prandaj Jezusi tha

Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe..(Mateu 9/16 )

Pikërisht se Dhiata e vjetër ishte e ndryshuar dhe me të meta dëshmojnë dhe versetet biblike.

Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,(Hebrejve 7/18)

Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë “një besëlidhje e re”, ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)

Mirëpo fakti që Dhiata e vjetër duhej anulluar sipas Pohimit të Palit tek letra dërguarve korintësave.

I cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë. Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3/6-7)

Bie në kundërshtim me mësimet e Jezusit

Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji. .(Luka 16/16-17)

“Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.(Mateu 5/17-19)

Për ndryshimin e biblës flitet dhe në dhiatën e re.Në atë kohë ishin përhapur shumë predikues me ungjij të ndryshëm.

… e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1/25)

Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.(2 korintasave 2/ 17)

Pikërisht

Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.(Galatasve 1/6-7)

Biles disa personazhe biblikë i kanë këshilluar njerzit të ruhen prej këtyre ndryshimeve.

Këtë e thotë Pjetri

Ashtu bën ai në të gjitha letrat e tij, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t’u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrëmbërojnë, sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre. (2 e Pjetrit 3/16)

Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruesedhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë. Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.( Letra e dyte Pjeter 1/19-21)

Këtë thotë dhe Pali

Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën. Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s`është për t`u hedhur, nëse merret me falënderim,(Timoteu 4/1-4)

Mirëpo Pali dhe Pjetri kishin ungjij të ndryshëm.Mesa duket ato i drejtohen njëri tjetrit.

Madje, duke parë se mua m’u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,(Galatësve 2/7)

Pali shpalli Ungjillin e tij prej njeriu kur ai nuk ishte fare apostull

15 O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.( Galatasve 3/15)

Luka shkruan për Jezusin kur ai nuk ishte fare në atë kohë por ato që shkruan ia kishin dhënë

Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. I Korintesave 13/8-10)

Jezusi nuk erdhi të përsosi por të plotësojë

17 “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.18 Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.(Mateu 5/17)

Për të Përsosur erdhi Islami

“Dhe sot Përsosa per ju dhuntitë e Mija dhe zgjodha per ju Islamin fe” (Maide 3)

“Feja e pranueshme tek Zoti është Islami”(Ali Imran 19).

“E kush kerkon fe tjetër përvec fesë islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve”(Ali Imran 85)

Ai ju percaktoi juve qarte ate fe (Islame) qe ia përcaktojë Nuhut dhe ate qe Ne ta shpallëm ty dhe me atë me të cilën e patëm porositur Ibrahimin ,Musain,dhe Isain(Jezusin)(Esh-Shuara 13}

Profecia për ndryshimin e biblës

Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t’i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t’i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.(Zbulesa 22/18-19)

Kush hoqi dhe shtoi prej librit.Sigurisht që Pali shpalli anullimin e Ligjeve të Moisiut dhe Torës dhe futjes të gjithë letrave të tij si pjesë e ungjillit në kohën e sotme.

Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 e Thesalonikasve
2 e Thesalonikasve
1 e Timoteut
2 e Timoteut
Titit
Filemonit
Hebrenjve
Jakobi
1 e Pjetrit
2 e Pjetrit
1 e Gjonit
2 e Gjonit
3 e Gjonit
Juda

(Mos harro hiq letrat e Pjetrit)

i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë. Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3/6-7)

Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,(Hebrejve 7/18)

Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë “një besëlidhje e re”, ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)

Ai këtë e bëri në kundërshtim me mësimet e Jezusit

“Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar” .(Mateu 5/17)

Po kështu ajo cka thueht në bibël për ndryshimin e saj e thotë dhe Kurani Famëlartë.

Në kuran

A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.(Bekare 75)

Krahasoje me versetin biblik

Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.(2 korintasave 2/ 17)

Në kuran

Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej Zotit!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.(Bekare 79)

Krahasoje me versetin biblik

Prandaj ja”, thotë Zoti, “Unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia. Ja”, thotë Zoti, “unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: “Ai(Zoti) thotë”… Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Përëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Përëndia ynë.( Jeremia 23/3—31,36)

Në kuran

Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.(Bekare 176)

Krahasoje me versetin biblik

Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë “një besëlidhje e re”, ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)

Në kuran

Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: “Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: “dëgjo mos dëgjofsh!” (dhe thonë): “Raina” (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: “Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona”, do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak). (Nisa 46)

Krahasoje me versetin biblik

Si mund te thoni, ‘ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne’? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter. ( Jeremia 8/8)

Në kuran

Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. (El Maide 13)

Krahasoje me versetin biblik

Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(Isaia 24/5)

Ne kuran

O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë(Muhamedi a.s) që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.(Maide 15)

Krahasoje me versetin biblik

Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Gjoni 20/30)

Letren e Pare dërguar Selanikasve 5:21 :”Por shqyrtoni mekujdes çdo profeci dhe pranoni vetëm atë qe është e mirë”.

41 Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.[Mateu 10]

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here