Namazi i jacisë me xhemat

0
178

Ibn Omer Kavariri, njëri prej mësuesve të Buhariut, Muslimit dhe Ebu Davudit, tregon:
Asnjëherë gjatë jetës nuk më ka kaluar namazi i jacisë e që të mos e kem falur me xhemat, përveç një rasti.
Atë natë me erdhi një mysafir dhe duke e gostitur u vonova në xhami për jaci.
Nxitova, xhami më xhami, duke shëtitur tërë Basrën, por të gjitha i gjeta të mbyllura, sepse e kishin falur jacinë.
U ktheva në shtëpi i pikëlluar duke menduar: Në hadith thuhet: Namazi me xhemat është më i vlefshëm 27 here! – dhe e fala namazin e jacisë 27 herë, e pastaj i lodhur rashë në gjumë.
Atë natë pashë në ëndërr disa njerëz të fuqishëm duke kalëruar. Edhe unë kalëroja, por kurrsesi nuk i arrija ata. Njeri prej tyre u kthye nga unë, e më tha: Mos e lodh fare kalin tënd, sepse kurrë nuk do të na arrish!
Përse i thashë? Ai m’u përgjigj duke më thënë: Sepse të gjithë ne e kemi falur namazin e jacisë me xhemat e ti je falur vetëm.
U zgjova i pikëlluar përse e kisha lënë një gjë kaq me rëndësi siç është falja e namazit me xhemat. /Përgatiti: Dr. Ali Iljazi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here