Namazi i personit që vuan nga sëmundja

Namazi i personit që vuan nga sëmundja

Të sëmurit bëjnë pjesë në grupet të cilët janë të arsyetuar nga falja e Namazit në formën e plotë të tij. Ndërsa në asnjë mënyrë nuk bie Namazi si obligim nga i sëmuri.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Allahu nuk ngarkon dikë përtej mundësisë”. (el Bekare 286)

Poashtu thotë: “Allahu don që t’ua lehtësojë dhe nuk don t’jua vështirsojë”. (el Bekare 185)

Dhe thotë: “Keni frikë Allahun sa të keni mundësi”. (et Tegabun 16)

Thotë Pejgamberi (Paqja qoftë mbi të): “Kur të urdhëroheni me ndonjë urdhër, kryeni atë urdhër sa të keni mundësi…”. (Buhari)

  • Namazi nuk guxon të lihet nga muslimani në asnjëfarë rasti. Edhe i sëmuri është i obliguar që ta kryej Namazin në këmbë, nëse ka nevojë i lejohet të sëmurit të mbështetet në shkop apo në diçka të ngjashme.
  • Nëse s’ka mundësi që i sëmuri të qëndroj në këmbë i lejohet atij që të falet ulur. Nëse ekziston frika se të sëmurit mund t’i përkeqësohet gjendja  nëse ai falet në këmbë, edhe në këtë rast lejohet që të falet shtrirë. Kjo pengesë që e ndalon të sëmurin të falet në këmbë duhet të jetë pengesë evidente që ndikon negativisht në shëndetin e të sëmurit dhe nuk lejohet që i sëmuri për pak e për shumë të falet ulur.
  • Nëse i sëmuri falet ulur apo shtrirë e ka shpërblimin sikurse me u falur në këmbë, pasiqë në kohën kur ka qenë ai i shëndoshë është falur në këmbë.
  • I lejohet të sëmurit të falet i shtrirë, apo ulur, apo i shtrirë në ndonjërin krah (anash).
  • Nëse i sëmuri falet ulur duhet që të jetë i kthyer në drejtim të Kibles, ndërsa nëse është i shtrirë në këmbë është më mirë t’i ketë këmbët e kthyera në drejtim të Kibles. Nëse i sëmuri është i kthyer në krahun e djathtë, atëherë kthehet me fytyrë në drejtim të Kibles.
  • Nëse i sëmuri s’ka mundësi që të kthehet në drejtim të Kibles, atëherë falet në çfardo drejtimi.
  • Nëse i sëmuri falet shtrirë dhe s’ka mundësi që të bie në Sexhde me ballë dhe as në Ruku, atëherë i sëmuri kur dëshiron të bie në Ruku bën me shenjë (me isharet) duke e përulur kokën apo shikimin, ndërsa kur dëshiron që të bie në Sexhde, atëherë e përul kokën apo shkimin edhe me shumë sesa e ka përulur në Ruku. Kjo është kështu sepse ka nevojë që të bëhet dallim mes Sexhdes dhe Rukusë.
  • Nëse i sëmuri e nis Namazin në këmbë e më pastaj e sheh në veten e tij se s’mund që të qëndroj në këmbë, i lejohet atij që të ulet apo që të shtrihet, varësisht si e sheh gjendjen e tij dhe mundësinë.namazi

Argument për formën e Namazit së të sëmurit është Hadithi i vërtetë ku Imran bin Husejn thotë: “Kam patur hemeroide dhe e pyeta Pejgamberin?” Ai më tha: “Falu në këmbë, e nëse nuk mundesh, falu ulur, e nëse nuk mundesh, falu anash”. (Buhari)

Ka disa të sëmurë që në raste të sëmundjeve dhe operacioneve, e lënë Namazin përshkak se s’mund që ta kryejnë atë në formën sikurse e kryen i shëndoshi, ose duke u argumentuar se kanë papastërti në teshat e tyre. Kjo është gabim i madh, sepse muslimani s’guxon që ta lër Namazin, nëse ai s’mund që t’i bëj të gjitha shtyllat dhe vaxhibet e Namazit, atëherë do të kryej aq sa ka mundësi, siç ka ardhur në Ajetin Kur’anor “Keni frikë Allahun sa të keni mundësi”. (et Tegabun 16)

Nuk është në rregull fjala ë disave që thonë “Do  t’i kryej Kaza Namazet që më kanë ikur”. Kjo thënie është lehtësim pa vend dhe ështe injorancë, sepse Namazi nuk lihet me qëllim.

Roli i Namazit në Islam është i madh dhe kërkohet që muslimani të falet kur është i shëndoshë dhe kur është i sëmurë dhe prej të sëmurit nuk bie obligueshmëria e Namazit, por e fal atë ashtusiç ka mundësi. Pra është obligim i secilit musliman që të kujdeset për Namazin e tij.

Nga: Salih Al Feuzan

Përktheu: Enis Arifi