MYSLIMANËT E BREMENIT DO TË KENË STATUS ZYRTAR

0
227

14616_10152343144175444_2135525695_nNë 15 janar ndërmjet qeverisë së landit Bremen dhe institucioneve që përfaqësojnë komunitetin islam do të nënshkruhet një marrëveshje, e cila do të sjellë zyrtarizmin e fesë islame në këtë vend.
Myslimanët e Bremenit do të kenë status zyrtar

Në Bremen, landin më të vogël të Gjermanisë, po ndodhin zhvillime të kënaqshme për komunitetin mysliman që jeton këtu.

Në 15 janar do të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet qeverisë së landit Bremen dhe institucioneve që përfaqësojnë komunitetin islam. Me këtë marrëveshje do të zyrtarizohet feja islame.

Drafti i marrëveshjes brenda 1 ose 2 javëve do ti kalojë parlamentit të landit. Në qoftë se marrëveshja do të miratohet nga parlamenti provincial, për herë të parë myslimanët do të fitojnë statusin e një komuniteti fetar në një land të Gjermanisë.

Kryetari i Këshillit Islam të Bremenit, Musftafa Javuz në deklaratën që bëri tha se kanë ardhur në fund të rrugës që do të zyrtarizojë fenë islame në Bremen.

Javuz sqaroi se numri i saktë i myslimanëve që jetojnë në Gjermani nuk dihet për shkak të mosnjohjes së fesë islame nga autoritetet zyrtare të këtij vendi. Por gjendja do të ndryshojë me fitoren e statusit të komunitetit fetar të myslimanëve, shtoi ai.

Emrat më të njohur të komunitetit mysliman në Gjermani reagojnë ndaj mos-bërjes së dallimit ndërmjet shoqatave të xhamive dhe shoqatave të ushqimit të lepujve dhe zogjve në këtë vend dhe thonë se këtyre shoqatave u duhet njohur statusi i komunitetit fetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here