Sulmohet xhamia e Davudit a.s

Sulmohet xhamia e Davudit a.s

0df018b2e66ac6b1f21d2d51d9fb4396_LPër herë të dytë brenda dy javësh sulmohet xhamia e Pejgamberit Davud a.s.

Fondacioni Al Aksa dhe Instituti për trashëgiminë kulturore të Palestinës, kanë bërë të ditur se një grup izraelitësh kanë sulmuar xhaminë e Pejgamberit Davud a.s., e cila gjendet në mëhallën Al Ed Duxhan, në jugperëndim nga xhamia Al Aksa.

Në një deklaratë me shkrim, thuhet se nga ky sulm janë dëmtuar fasada dhe blloqet e mermerit nga të tri anët e xhamisë, që datojnë nga shekulli 17-të, dhe hyjnë në mesin e monumenteve të trashëgimisë osmane në Jeruzalem.

Duhet përmendur se kati i parë i kësaj xhamie ka kohë që është shndërruar në sinagogë.