Struga është mbushur me policë në të gjitha anët që ka shkaktuar edhe reagimet e qytetarëve nga prania e pazakontë e pjestarëve të policisë me dhe pa unifiorma.
Shkak për këtë prani të shtuar të pjestarëve të policisë në Strugë, është takimi i hebrenjëve nga rajonet e ish Jugosllavisë, të cilët zhvillojnë takimet e tyre në hotelin “Drim”, që është pothuajse në shtetrrethim të vërtetë. Ky shtetrrethim i hotrlit vërehët nga të gjitha anët, qoftë nga toka- ku kontrollohet dhe pamundësohet hyrja e secilit person të pa-autorizuar, por edhe nga ana e liqenit, ku është pozicionuar motoskafi i policisë.
Hoteli “Drim” është i mbyllur për mysafir të tjerë derisa pjestarët e organizatës së hebrenjëve qëndrojnë në hotel, ku sipas pohimeve nga pronarët e hotelit, janë akomoduar rreth 500 mysafir hebrenjë, ndaj dhe janë shtuar masat e sigurisë nga ana e policies, raporton ina.
Jozyrtarisht merret vesh se këtë siguri të shtuar e kanë kërkuar organizatorët e këtij takimi, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe nga SPB në Ohër, për masat e shtuara të sigurisë, në pajtim me sigurimin e ngjarjeve me rëndësi të veçantë.
Megjithate, nuk është precizuar se kush ka bërë kërkesë për siguri të shtuar në dhe rreth hotelit; drejtoria e hotelit apo vetë organizatorët.
Poashtu, nuk bëhet e ditur se sa pjestar të policisë janë të angazhuar në këtë aktivitet të hebrenjëve, me ç’rast, hoteli “Drim” është tërësisht i mbyllur për visitor dhe mysafir të tjerë, si masë e shtuar e sigurisë së hebrenjëve nga të gjitha viset e ish Jugosllavisë deri ditën e diel.