12 VJEÇARES PALESTINEZE, AHED TAMIM, I JEPET ÇMIM PËR AKTIN E SAJ HEROIK

0
572

00b61743-2bfb-42f3-bcbb-126df8054e03-444x333Heroinës së vogël nga Palestina i erdhi një çmim nga Turqia.
12 vjeçares palestineze, Ahed Tamim, i jepet çmim për aktin e saj heroik

Heroinës së vogël nga Palestina i erdhi një çmim nga Turqia.

Ahed Tamimit, vajzës imcake me zemër të madhe e cila sfidoi ushtarin izraelit, iu dha çmimi i “Guximit” në një ceremoni të organizuar në Stamboll…

Thirrja e saj u dëgjua në mbarë botën në sajë të një videoje të publikuar në internet.

12 vjeçarja Ahed Tamimi është një nga mijëra fëmijë që jetojnë në Palestinë, plagën e Lindjes së Mesme.

Ahed, e cila të atin e kishte në burg, kur edhe i vëllai u arrestua, ajo nuk ngurroi t’i rezistojë ushtarëve izraelitë.

Ajo u ngrit menjëherë në rendin botëror të ditës dhe së bashku me të ëmën e saj, si e ftuar e Bashkisë Bashakshehir, ka 3 ditë që ndodhet në Turqi.

Tamimit, nga Bashkia e Bashakshehirit iu dha çmim për guximin që tregoi. Çmimi ka emrin e personazhit Hanzala, një karakter vizatimor i pikturuar nga karikaturisti palestinez Naxhi Al-Ali.

Në ceremoninë e organizuar në kuadër të programit me temë Palestinën, u hap edhe një ekspozitë me temë fëmijët në Palestinë.

Tamimi përpara ceremonisë së organizuar në Qendrën e Kongreseve ÇINAR mori pjesë në një sërë aktivitetesh.

Ajo hapi së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Bashakshehirit Mevlyt Ujsall ekspozitën e titulluar “Të jesh fëmijë në Palestinë”.

Pas leximit të Kur’an-i Qerimit në ceremoninë e organizuar u fol për jetën e Ahed Tamimit dhe ngjarja që ajo përjetoi me ushtarët izraelitë u shfaq në cinevizion.

Ajo u ftua në skenë dhe pyetjes që iu drejtua, Tamimi iu përgjigj me fjalët: “Ushtarëve izraelitë u tregova grushtin me dorën e djathtë. Në ato momente mendova se do ta çliroj Palestinën”.

12 vjeçarja palestineze i falënderoi fëmijët turq që e pritën atë si një prej tyre dhe tha: “Unë ju dua të gjithëve. Hanzala është një vlerë që ma shton fuqinë dhe krenarinë”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se varësen me simbolin e Palestinës dhe Hanzalan e mban gjithmonë të varur në qafë.

Pas fjalimit Tamimi, Çmimin e Guximit “Hanzala”, e mori nga Kryetari i Bashkisë së Bashakshehirit, Mevlyt Ujsall.