A Mund Te Jap Para Per Sadaka Ne Emer Te Babait Tim Te Vdekur? –

0
196

Lejohet dhënia e sadakasë (lëmoshës) për babain e vdekur, dhe shpërblimi i arrin atij me lejen e Allahut. Transmetohet nga Aisheja (radijallahuanha) se:

Një grua erdhi te Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe tha:

“O i Dërguar i Allahut, nëna ime ka vdekur pa lënë testament. Dhe mendoj se sikur të kishte folur (të kishte lënë testament), do kishte porositur të japim për të sadaka. A ka ajo shpërblim, nëse jap unë për të sadaka? Tha: Po.“ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Dhe për lejimin e dhënies së sadakasë për të vdekurin, Imam Neveviu ka përmendur Ixhma‘ (pajtim dhe koncensus të të gjithë dijetarëve).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here