Mos u dëshpëro, ti i beson Allahut

0
173

Allahu Fuqiplotë thotë në Kur’an: “Pranimin tuaj të fesë islame mos Ma përmendni mua, Por nëse jeni të sinqertë Allahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim.” (Kur’an 49:17)

Nga begatitë e mëdha në këtë botë është ajo që e din vetëm të mençurit: shikimi i muslimanit mbi pabesimtarin, është rast
që të përkujton begatinë e madhe që ta dha Allahu [xh.sh.] sepse Ai të ka udhëzuar në këtë Fe, dhe Ai s’të ka caktuar të jesh si ky
pabesimtar, që kundërshton argumentet e Allahut dhe nuk njeh Cilësitë e Tij dhe as librat e profetët e Tij. Kurse ti kujton të mirat që ke duke njohur Krijuesin, duke besuar në librat dhe pejgamberët e Tij, duke kryer urdhërat e Tij, etj. Kjo, në vetvete, është një begati e madhe për muslimanin që di të mendojë dhe e
cila nuk ndërrohet me asgjë në këtë botë.
“A mos është ai që është besimtar, si ai që ishte jashtë rrugës? Jo, këta nuk janë të barabartë” (Kur’an32: 18)

Madje disa nga komentatorët e Kur’anit, përmendin se nga kënaqësitë e banorëve të Xhennetit është edhe shikimi i tyre nga
banorët e Zjarrit. Kështu ata e falenderojnë Zotin e tyre për mirësitë që kanë dhe për dënimin që mund të meritonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here