Kërko rizkun e mos u dorëzo

0
227

Krimbin në dhe e furnizon me ushqim Krijuesi i gjithësisë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë që nuk janë të ndara në grupe sikurse edhe ju. Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti tyre do të tubohen” (Kur’an 6:38).
Allahu i Madhëruar i furnizon shpendët në qiell, ashtu siç furnizon peshqit në det:
Knjues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet.” (Kur’an 6:14)
Ti je më i mençur se krimbi, zogu dhe peshku, ndaj mos u mërzit për rizkun.

Kam njohur shume njerëz, të cilët i ka kapur varfëria dhe vështirësia në jetë vetëm pse ia kanë kthyer shpinën urdhërave të Zotit. Disa ishin të pasur dhe të shëndoshë e jetonin me gjitha të mirat, mirepo kjo i bëri ta harrojnë Krijuesin e tyre, duke u larguar nga namazi dhe duke kryer gjynahe të mëdha, ku Zoti ashtu si ua mundësoi ta kenë pasurinë, ashtu i sprovoi me varfëri e me sëmundje të ndryshme.
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të veshtire dhe ne ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër” (Kur’an 20:124).

Po ashtu, Zoti i gjithësisë thotë: “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase Allahu nuk ishte
ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete dhe ngase Allahu dëgjon (ç’thonë) dhe di (ç’punojnë)” (Kur’an 8:53)

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai ju fal” (Kur’an 42:30).
“Sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do u lëshonim atyre ujë me bollëk” (Kur’an 72:16).

Një poet thotë: “Po vajton për Lejlën që ti vetë e vrave, Urime O vrasës i merituar, se ti e vrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here